Magazine

Këto janë 15 sekretet që nuk i keni ditur për serialin ‘Friends’

Të gjithë e kujtojmë serialin e famshëm ‘Friends’ dhe shumë prej nesh kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi fansa të tyre dhe pse jo, ende i ndjekim seritë e famshme.

Kur seriali u përfundua dhe kamerat u ndalën, shumë sekrete dolën, që shumë prej nesh as nuk e kishim idenë. Ja disa prej tyre:

  1. Matthew Perry dhe Lisa Kudrow pranuan se zakonisht nuk shikonin përsëritjet e episodeve.

2. Perry dhe Kudrow gjithashtu zbuluan se nëse mund të ktheheshin mbrapa në kohë, kurrë nuk do të kishin ndaluar të filmonin pas sezonit 10.
3. Matt LeBlanc zbuloi në “The Late Late Show” të James Corden se Joey nuk kishte gjithmonë flokët e zeza: Unë nisa të thinjem dhe fillova të lyej flokët.
4. Le Blanc zbuloi se, ndërsa filmonte “The One Where No One’s Ready”, ai nxori shpatullën e tij gjatë një skene ku duhej të kërcente në kolltuk.
5. Ka një episod në “Friends” ku vajzat mësojnë se si të luajnë poker.
6. Kasti zbuloi se shkonin tek shtëpitë e njëri-tjetrit për të parë episodin që do të transmetohej.
7. Lisa Kudrow ishte shtatzënë në jetën reale, dhe për shkak të kësaj, producentët shkruan historinë e Phoebe se kishte trinjakët e të vëllait.
8. Mattheë Perry tha se e kuptoi që seriali do të kishte shumë sukses kur regjistroi “The One With The Blackout.”

9. Courteney Cox pranoi se ishte Matthew Perry që i dha personalitetin e Monicas për 10 vjet që ata punuan së bashku.
10. Matthew shpjegoi se të gjithë miqtë e tij të vërtetë të jetës po bënin audicione për rolin e Chandler-it, dhe ai u jepte këshilla për personazhin për audicionet e tyre.
11. Jennifer Aniston nuk ishte një fanse e modelit të flokëve të Rachel, që ishte dikur shumë i famshëm.
12. Aniston zbuloi gjithashtu se sa e vështirë ishte të filmonte direkt, një shfaqje komedie para një auditori të studiove.
13. Lisa Kudrow e kishte të vështirë që të mbante mend emrat e kolegëve të saj në serial.
14. Courtney Cox zbuloi se personazhi Monica, e mërziste shumë keq kohë pas kohe.
15. Pas çdo serie të përfunduar, kasti i aktorëve paguhej një milion dollarë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button