Horizonti.al

Kush e ekzekutoi Karlin I?

Screen Shot 2016-02-17 at 09.45.40

Askush nuk donte të ishte njeriu që priste një kokë mbreti – as edhe Ekzekutori i Londrës, Richard Brandon, i cili e refuzoi këtë punë, pavarësisht ofertave joshëse. Kështu që në atë ditë fatkeqe, 30 janar 1649, ekzekutori dhe asistenti u maskuan me mjekrra dhe flokë të rremë. Në momentin tradicional kur koka e të vdekurit mbahet lart, shoqëruar me thirrjen: “ja koka e tradhëtarit!”, koka e Karlit u tund në heshtje, me qëllim që të mos njihej zëri i asistentit. Një gjë e tillë nuk i ndaloi thashethemet, se kish qenë vetë oliver Kromuelli. Një teori shumë e përhapur thoshte se ai ishte francez – francezët njiheshin si prerësit më të mirë të kokave në Europë – por deri më sot nuk mund të jemi të sigurtë. “Një rrëfim” pas vdekjes së Brandonit thoshte se kish qenë ai, pasi ishte paguar për 30 stërlina, por me shumë gjasa ka qenë mashtrim. Kushdo që e ka bërë punën ka qenë sigurisht nëj profesionist. Kur trupi i Karlit u zhvarros në vitin 1813, u zbulua se koka ishte prerë me një goditje të vetme./bota.al

Leave a Reply

Back to top button