Analiza

1989 / Ndoshta nuk ishte “Fundi i Historisë”, por bota u zhvendos mbi boshtin e vet

Screen Shot 2015-09-17 at 2.27.16 PM

Paradoksalisht, 1989, ai vit kur Europa shihte plot lavdi ndarjen e saj tek zhdukej, shënoi gjithashtu fundin e të qenit të saj në qendër në çështjet ndërkombëtare. Për 200 vite, idetë europiane, luftërat europiane, ideologjitë europiane dhe teknologjitë europiane që i kishin patur rrënjët e tyre në shkencën europiane, sëbashku i dhanë jetë dhe formë botës moderne. Kjo gjë zgjati deri në 1989

Një faktor tjetër që i ka dhënë formë botës që nga viti 1989 është rritja e ekstremizmit fetar. Kjo nuk doli nga hiçi; Khomeini kish marrë pushtetin në Iran në vitin 1979, ndërkohë që kishin kaluar më shumë se 20 vite që kur Lufta e Gjashtë Ditëve kish nxitur njëkohësisht një ringjallje të Judaizmit politik dhe i kish bërë arabët, të zemëruar prej dështimit të nacionalizmit laik, që të ktheheshin nga Islami për ndihmë. Megjithatë, shumica e vëzhguesve e injoruan domethënien e islamit radikal në vitin 1989. Ky ishte një gabim që mund të shmangej. Trupat e mposhtura sovjetike ishin larguar më në fund nga Afganistani në shkurt, të mposhtura jo vetëm nga armët dhe raketat Stinger, por edhe nga një bindje e atyre që luftonin kundër tyre, se ishin të përfshirë në një luftë të shenjtë kundër pushtuesit të pafe. Duhej që, në fund të fundit të ngrihej pyetja: Ç’do të bënin tani ata luftëtarë? Përgjigja do të vinte shumë shpejt…

… Teknologjia e ka ndryshuar botën. Në 1989, kompjuterat personalë ishin të zakonshëm në perëndim, ndërkohë që telefonat celularë, ndonëse të mëdhenjë e të rëndë sa një tullë, po shndërroheshin në një simbol statusi. Por në mars, pa u vënë re përveçse prej një grupi entuziastësh, Tim Berners-Lee, një shkencëtar britanik kompjuterash që punonte në laboratorin CERN në Gjenevë hartoi skicën e blloqeve të ndërtimit që mundësuan shndërrimin e internetit në një mjet të kudogjendur komunikimi dhe informimi. Rritja e fuqisë së kompjuterave dhe interneti kanë qenë forca esenciale e globalizimit; pa to, kompanitë e logjistikës në Hong Kong që menaxhojnë linjat globale të furnizimit nuk do të ishin në gjendje të bënin punën e tyre. Por më shumë se kaq, ato kanë shkundur fuqinë e shtetit në mënyra të tilla që teoritë tradicionale të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë… 

[real3dflipbook id=”522″]


Leave a Reply

Back to top button