Analiza

20 vendet më paqësorë në botë, ku ia vlen të jetosh

20 vendetQë nga viti 2007, Global Peace Index (Indeksi Global i Paqes) është publikuar prej Institutit për Ekonomi dhe Paqe, dhe është një matës i paqes së shteteve dhe rajoneve, bazuar në matës të jashtëm dhe të brendshëm. Ndonëse duket sikur bota po bëhet gjithnjë e më mizore, sipas Indeksit Global të Paqes, ja cilët janë 20 shtetet më të qetë në botë.

1.Danimarka

Danimarka është në krye të listës së vendeve më të qetë të botës, duke qenë se është vërtetë një vend i sigurtë për të jetuar. Edhe kur Kopenhaga, kryeqyteti i Danimarkës, ishte pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, aty gjithësesi nuk kishte luftime. Njerëzit që jetojnë në Danimarkë preferojnë të fokusohen në çështje ekonomike, në vend që të angazhohen në konflikte të armatosur. Danezët janë shumë miqësorë, të hapur dhe të vijnë shpejt në ndihmë. Të njëjtën gjë mund të thotë kushdo që ka përvojat e veta në Danimarkë.

2.Norvegjia

Shumë njerëz nuk do ta prisnin Norvegjinë të shfaqej në listën e vendeve më të qetë në botë. Ndoshta, kjo për shkak të Ander Behring Breivik, vrasës në masë, i cili e goditi rëndë krenarinë e vendit të tij. Sigurisht, ishte një incident i jashtëzakonshëm, por sipas Indeksit Global të Paqes, Norvegjia është një prej vendeve më të qetë e paqësorë të botës, si dhe një vend miqësor dhe i sigurtë për të jetuar. Norvegjia është vendi që ka nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor në glob, plus qeveria e Oslos vendos gjithmonë paqen në krye të prioriteteve të vendit.

3. Singapori

Si anëtar aktiv i komunitetit ndërkombëtar dhe, në tërësi, një vend i vogël, Singapori nuk mund ta marrë asnjëherë për të mirëqenë të drejtën e tij për të ekzistuar dhe sigurinë. Që kur fitoi pavarësinë në 1965 si republikë sovrane, Singapori është përqëndruar gjithmonë në të qënurit një fqinj shumë i mirë, përmes vendosjes së marrëdhënieve të ngrohta sociale, paqësore, ekonomike dhe politike me të gjithë shtetet. Vendi ka punuar me OKB dhe agjencitë e saj për një sërë përpjekjesh. Ai merr gjithashtu pjesë në disa organizata njëpalëshe dhe shumëpalëshe ndërkombëtare, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, duke përfshirë OBT-në. Singapori është mes vendeve më paqësorë në botë, si dhe një prej më të pasurit. Vrasjet dhe krimet e dhunshëm janë shumë më pak në përqindje se sa krimet në përgjithësi.

4.Sllovenia

Një vend i bukur europian, Sllovenia është gjithashtu mes vendeve më paqësorë në botë. Vendi mori pikët më të ulëta sa i përket financimeve për misionet paqeruajtës të OKB, numrit të oficerëve të policisë dhe sigurisë, nivelit të kriminalitetit në shoqëri, numrit të konflikteve të brendshëm të organizuar, protestave të dhunshme, si dhe numrit të luftërave të brendshme dhe të jashtme që ka luftuar. Për të gjithë këto, Sllovenia e meriton vendin e saj në listën e vendeve më paqësorë të botës. Vec kësaj, me qytetet e mrekullueshëm si Maribori dhe Ljubljana, me një kulturë unike, Sllovenia është edhe një destinacion fantastik për udhëtarët.

5. Suedia

Një prej vendeve më të bukur skandinavë, Suedia ndodhet në skajin verior të Europës. Ndonëse është një prej eksporutesve më të mëdhenj të armëve në Europë, vendi ka një nivel të ulët vjedhjesh (vetëm 9000 në vit) krahasuar me SHBA (350 mijë në vit). Sipas Indeksit Global të Paqes, Suedia është një prej vendeve më paqësorë në botë, pavarësisht se është në krye të listës së eksportuesve të armëve. Veç kësaj, Suedia nuk ka qenë në asnjë luftë dhe nuk ka marrë pjesë në luftime për dy shekuj me radhë.

6. Islanda

Islanda është renditur gjithashtu si një prej vendeve më paqësorë të botës, duke qëndruar larg prej konflikteve kryesorë të globit. Islanda rrallëherë, apo asnjëherë nuk shfaqet në titujt e mëdhenj të gazetave dhe pavarësisht kolapsit të bankave islandeze disa vite më parë, ajo mbetet një vend i mrekullueshëm, me bukuri natyrorre spektakolare. Turistë nga e gjithë bota vijnë në Islandë për të parë akullnajat e mëdha dhe vullkanët shpërthyes, si dhe vendet unikë turistikë në Reikiavik, kryeqyteti i Islandës.

7. Belgjika

Sipas Indeksit Global të Paqes, Belgjika është një prej vendeve më të mirë dhe paqësorë për të jetuar në Europë, dhe në Tokë. Me vendndodhje në zemër të Europës, ky vend i vogël ka një pozicion special, duke qenë se Brukseli, kryeqyteti, është edhe shtëpia e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Belgjika krenohet me qytetet mesjetarë, town hall-et e mrekullueshëm, kështjellat madhështore, si dhe bukuritë natyrore spektakolare.Vrasjet dhe burgosjetjanë në nivele të ulët, ndonëse Belgjika pësoi një krizë të gjatë në qeverisje gjatë periudhës 2008-2011.

8. Republika Ceke

Një vend relativisht i ri, Republika Ceke fitoi pavarësinë nga blloku sovjetik në vitin 1989, falë revolucionit të kadifenjtë dhe ndarjes së mëpasshme nga Sllovakia. Pas ndarjes së Cekosllovakisë, Republika Ceke është përqëndruar kryesisht në ndërtimin e një ekonomie të fortë kapitaliste dhe krijjimin e një klime të qëndrueshme për investimet. Në vitin 2009, Indeksi i Zhvillimit Njerëzor e renditi Republikën Ceke si një vend “me një zhvillim njerëzor shumë të lartë”. E njohur kryesisht për kryeqytetin e mrekullueshëm, Pragën, si dhe bukuritë natyrore që të lënë pa frymë, Republika Ceke tërheq turistë nga e gjithë bota.

9. Zvicra

Sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe, zviceranët arrijnë të ruajnë një qeveri që funksionon mirë si dhe një kulturë politike të hapur. Një ilustrim i cilësisë së qeverisjes, Zvicra pati nivelin më të ulët të paqëndrueshmërisë politike. Eshtë gjithashtu mes vendeve më të qetë në botë që ka edhe nivelin më të ulët të krimit. Ndonëse Zvicra njihet për neutralitetin e saj në çështjet politike rajonale, ndërkombëtare dhe globale, ajo ruan marrëdhënie diplomatike të forta me shumë vende të botës.

10. Japonia

Një prej vendeve më magjepsës për nga kultura, Japonia ka ekonominë e tretë më të madhe në botë. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Japonia ka qenë vërtetë paqësore, me shumë pak konflikte të brendshëm dhe nivele të ulët krimi. Veç kësaj, vendi ruan marrëdhënie të ngrohta me fqinjët. Japonia nuk ka patur një ushtri profesioniste që nga fundi i Luftës së Dytë. Vendi varet nga një forcë e brendshme sigurie për të ruajtur paqen.

11. Irlanda

Me vendet e vet të pasur historikë, panoramat e mrekullueshme dhe njerëzit miqësorë, nuk është habi që Irlanda është një prej vendeve më të paqtë mbi Tokë! Në tërësi është një vend përrallor, me një mijë arsye për turizëm. Historia e saj e pasur, kodrat me kështjella në majë, bregdeti spektakolar dhe mikpritja legjendare e bëjnë Irlandën një vend të mrekullueshëm për t’u vizituar në çdo kohë të vitit.

12. Finlanda

Finlanda konsiderohet një prej vendeve më paqësorë dhe të jetueshëm, dhe që nuk njihet aspak për natyrën luftarake. Finlanda është sërish një vend që mbështet shërbimin e detyrueshëm civil dhe ushtarak për të rinjtë, dhe pjesëmarrja e vetme e vendit në luftime ka qenë si pjesë e forcave të përbashkëta paqeruajtëse të OKB. Kur flitet për Finlandën, nuk mund të lihet mënjanë arsimi. Finlanda e vendos arsimin në qendër të gjithckaje. Sistemi i arsimit të këtij vendi renditet i pesti në botë.

13. Zelanda e Re

Cdo vit, që nga 2007-a, Instituti për Ekonomi dhe Paqe e ka renditur Zelandën e Re si një prej vendeve më të paqtë të botës. Me një përqindje të vogël të popullsisë së saj në burg, kapacitet ushtarak të kufizuar, marrëdhënie të forta me Australinë dhe një mikpritje ekzemplare, Zelanda e Re është një vend i mrekullueshëm për të jetuar. Ky është një vend me bukuri natyrore dhe panorama të shumëllojshme. Vizitorë nga e gjithë bota shkojnë në Zelandën e Re për të shijuar natyrën, plazhet e mrekullueshëm dhe sidomos varietetet e rrushit të përhapur në të gjithë vendin. Për këdo që dashuron verërat, Zelanda e Re është padyshim vendi që duhet të vizitohet të paktën një herë në jetë.

14. Kanadaja

Duke patur një prej standarteve të jetesës më të mirë në botë, Kanadaja është gjithashtu një prej vendeve më të qetë. Ka një popullsi prej afro 33 milionë banorë, megjithatë për nga sipërfaqja është vendi i dytë më i madh i botës. Me qytete të pastër dhe të sigurtë, panorama spektakolare dhe banorë shumë miqësorë, Kanadaja është vend i përsosur për të jetuar. Mund të renditej dhe më lart, po të mos ishte për kapacitetin e lartë ushtarak, ndonëse aktualisht nuk është e përfshirë në asnjë konflikt.

15. Austria

Austria është një vend i vogël, që pozicionin e saj në listë e fiton prej qëndrimit në politikën ndërkombëtare. Që me Luftën e Parë Botërore, shpërbërjen e perandorisë austro-hungareze dhe Luftëne  Dytë Botërore, Austria ka preferuar të ndjekë një “jetë” në paqe dhe qetësi. Shumë njerëz pretendojnë që Austria është një vend i përsosur për të jetuar, me vendpushimet e mrekullueshëm në Alpe si dhe qendrat kulturore si Viena.

16. Bhutani

Sipas Indeksit Global të Paqes 2013, Bhutani është gjithashtu mes 20 vendeve më paqësorë në botë. Bhutani ka mbetur në një vend të pandryshuar në konfliktet ndërkombëtarë dhe ata të brendshëm gjatë gjashtë viteve të fundit, me një vlerësim 1.6 nga 5, ku 1 është më i ulëti. Raporti përdor 22 indikatorë për të matur paqene  brendshme, duke përfshirë numrin e policëve për 100 mijë vetë, nivelin e kriminalitetit, nivelin e krimit të organizuar, si dhe indikatorët e paqes së jashtme si dhe kapacitetet e armëve të rënda. Bhutanezët janë paqedashës dhe me kulturë.

17. Australia

Australia është vend i bukur dhe paqësor që ofron diversitet kulturor, plazhe spektakolarë, bukuri natyrore mbresëlënëse, faunë të mrekullueshme, njerëz miqësorë dhe një sens të jashtëzakonshëm humori. Ndonëse është vend i madh, pothuajse sa madhësia e SHBA, ajo ka një popullsi të vogël prej 20 milionë banorësh, kështu që ka shumë hapësira të pabanuara që ia vlen të vizitohen. Përqindja e ulët e krimeve, sistemi politik i qëndrueshëm, standartet e lartë të shëndetit dhe rrugët e mirëmbajtura e bëjnë një vend të sigurtë, për te jetuar ose eksploruar.

18. Portugalia

Mund të habiteni që Portugalia është një prej vendeve më paqësorë në botë, por është e vërtetë. Vendi ka qenë anëtar i Bashkimit Europian prej afro 26 viteve dhe është pjesë e Sistemit Monetar Europian si dhe përdor monedhën e përbashkët. Portugalia është ekonomia e 43-të e botës sipas Bankës Botërore, dhe ka një prej ritmeve më të lartë të rritjes së GDP-së, ndër vendet e OECD-së. Numri i krimeve është i ulët, ka standarte shumë të mirë jetese dhe një qeveri të qëndrueshme. Plus, plazhe të mrekullueshëm me rërë, rrafshnalta të jashtëzakonshme, një trashëgimi mijëvjecare si dhe qytete shumë të gjallërishëm që e bëjnë një prej vendeve më të mirë për të jetuar.

19. Katari

Sipas Indeksit Global të Paqes, Katari është vendi më paqësor në Lindjen e Mesme dhe një prej vendeve më paqësorë të globit. Incidentet e dhunshëm janë shumë të rrallë në këtë vend dhe numri i krimeve është relativisht i ulët, krahasuar me vende të tjerë të industrializuar. Katari është një prej vendeve më fleksibël dhe liberalë në Lindjen e Mesme, ku gratë kanë shumë të drejta, përfshirë atë të punës, drejtimit të makinës dhe votimit. Aktualisht, vendi po pëson një transformim në zbatim të Vizionit Kombëtar 2030 për t’u shndërruar në një ekonomi të diversifikuar, të qëndrueshme dhe të përparuar.

20. Mauritania

Sipas raportit të Indeksit Global të Paqes2013, Mauritania është një prej vendeve më paqësorë të botës dhe është renditur gjithashtu më paqësori në Afrikë. Pikaverazhi i lartë i këtij vendi në indeks nxjerr në pah stabilitetin relativ në rajon dhe e promovon më tek si një platformë të besuar për shërbimet e menaxhimit të pasurisë dhe planifikimin e territorit. Eshtë avantazh i madh të jetosh në një vend paqësor, dhe kush jeton në një prej vendeve të sipërpërmendur, duhet të jetë krenar!

Leave a Reply

Back to top button