Analiza

2050 – Parakalimi i Islamit

Numri i myslimanëve pritet të kalojë totalin e atyre që besojnë Biblën. Nuk janë migrimet, as konvertimet, as “luftërat e shenjta” të kalifëve të rinj: motorri i këtij parakalimi do të jetë lindshmëria. Në dekadat e ardhshme integrimi nuk do të jetë më një zgjedhje, por një domosdoshmëri

Screen Shot 2015-04-27 at 20.15.49

Numri i myslimanëve pritet të kalojë totalin e atyre që besojnë Biblën. Nuk janë migrimet, as konfertimet, as “luftërat e shenjta” të kalifëve të rinj: motorri i këtij parakalimi do të jetë lindshmëria. Në dekadat e ardhshme integrimi nuk do të jetë më një zgjedhje, por një domosdoshmëri

Do të jetë thirrja e hodhës dhe jo zëri kumbues i pastorit të krishterë që do të dëgjohet më shumë në botën e brezit të ardhshëm. Pas pak më shumë se 30 vitesh, në 2050, numri i besimtarëve të Islamit në të gjithë variacionet e tij do të ketë arritur, për herë të parë që kur e

kryejmë këtë matje, totalin e atyre që besojnë në librat e shenjtë të judaizmit dhe krishtërimit, në të gjithë format e tyre. Dhe në vitin 2070 do ta ketë parakaluar.

Motorri i pandalshëm i parakalimit të Islamit ndaj Kristianizmit është lindshmëria. Jo imigrimet, as “luftërat e shenjta”, as konvertimet pak a shumë spontanë, apo planet e ligj të kalifëve, por thjeshtë numri i fëmijëve. Qendra e kërkimeve demografike Pew, një institut në Uashington që, pas origjinës së shpallur konservatore, është transformuar në një ent apolitik dhe i respektuar për seriozitetin e punës së vet, ka bërë një krahasim të rritjes demografike në rajonet dhe shtetet ku myslimanët janë tashmë shumicë, ashtu si edhe ata ku për momentin përfaqësojnë një

pjesë të vogël të popullsisë. Konkluzionet janë matematikisht të pakundërshtueshëm: duke përjashtuar ngjarje katastrofike të paparashikueshme, Islami do të jetë feja dominuese e këtij shekulli.

Pothuajse një banor në 3 (32%) në Tokë sot konsiderohet i krishterë, kundrejt një në katër (23%) që identifikohet me Islamin. Por dinamika e lindshmërisë shkon vendosmërisht në favor të myslimanëve, në shtete si Kina, Malajzia, Indonezia, Vendet e Afrikës veriore, Irani, Pakistani, dhe mbi të gjitha India, e destinuar të ketë, pas një brezi, numrin më të madh të ndjekësve të mësimeve të Muhamedit. India, ndonëse mbetet në shumicë jo islamike, do të jetë deri në vitin 2050 shteti më i madh mysliman i botës. Dhe 2 miliardë e 800 mijë

besimtarë të Allahut do të barazohen me ata që ende besojnë, apo thonë se besojnë, tek Zoti dhe Bibla.
Kërkimi nuk bën dallim mes sunitëve dhe shiitëve, dy përbërësit kryesorë të botës islamike, e cila në Perëndim shfaqet gabimisht si një monolit kërcënues, ndonëse, duke parë shpërpjestimin shumë të madh mes dy grupeve me një raport prej pothuajse nëntë sunitëve për një shiite, duket më se evidente që ekspansioni do të rrisë dominimin e të parëve mbi të dytët. Por ndryshimet do të jenë më të fortë në vendet perëndimorë, ata që e merrnin për të mirëqenë përkatësinë e tyre në kampin “judaiko-kristian” dhe që po shohin një rritje të fortë të popullsive myslimane.

Në SHBA, do të ketë, sërish për herë të parë në histori, më shumë myslimanë se sa hebrenj, një ngjarje e kuptueshme po të kemi parasysh imigrimin konstant të amerikanëve të rinj që vijnë nga vende arabe ose aziatike të besimit islam. Por është sërish motorri i lindshmërisë që krijon dallimin në raportin mes përkatësive të ndryshme fetare brenda vendeve të ndryshëm. Që sot, në 27 vendet europiane, nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, përqindja e pjellorisë mes myslimanëve dhe jomyslimanëve është shumë e cekuilibruar, me 2.2 fëmijë mesatarisht për islamikët kundrejt 1.5 për të krishterët, agnostikët, ateistët, si dhe ata që i përkasin feve të tjera. Një mungesë ekuilibri e destinuar të mbetet e fortë, e projektuar për nga mesi i shekullit.

Në vitin 2050, Australia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Zelanda e Re, Holanda, Maqedonia, do të jenë vende me shumicë myslimane, por ende jo Italia. SHBA, që në retorikën politike dhe në sondazhe konsiderohen ledhi mbrojtës i kristianizmit dhe shprehjeve të tij të ndryshme, po asiston në një rritje të madhe të atyre që nuk i përkasin asnjë feje. Pjesa e atyre që shpallen të krishterë pritet të bjerë nga 78 në 66%, ndërkohë që myslimanët, ndonëse pakicë, do të rriten më shumë se dyfish, nga 0.9% sot, në 2.1%. Aq sa duhet për të lënë pas hebrenjtë, që pritet të bien nga 1.8 në 1.4%.

“Kushdo që predikon, apo imagjinon, një luftë qytetërimesh, një përplasje ndoshta të dhunshme mes botës së krishterë dhe asaj myslimane, bën mirë të shohë shifrat përpara se të niset në një kryqëzatë”, ka deklaruar Tom Gjelten, drejtues i një emisioni serioz në televizionin publik amerikan NPR. Dhe atyre që me siguri, do të shohin në projektimet e Institutit, që nuk janë sondazhe opinionesh, por ekstrapolime tendencash nga të dhëna konkrete, vërtetimin e atij “rreziku islamik” që sot është hsumë popullor mes shkrimtarëve të kulturës “pulp”, si për shembull libri i Michel Houellebecq, “Nënshtrimi”, u përgjigjet Amaney Jamal, profesoreshë e studimeve arabe dhe islamike në Princeton: “Terrori nga islami, që sot të shumtë janë ata që e shfrytëzojnë duke përdorur pamjet dhe veprimet neveritës të fanatikëve, lind nga një injorancë e thellë dhe shpesh reciproke. Rritja e pranisë së myslimanëve në vendet e krishterë do të ekspozojë po aq të krishterët, sa edhe myslimanët, në eksperiencat e trye të ndryshme fetare dhe do të ndihmojë për shkatërrimin e miteve diabolikë që ende mbijetojnë”.

Ajo që shifrat, mbi të gjitha ato të Europës dhe Amerikës duket se thonë, është se integrimi mes komponentëve tashmë jo vetëm etnikë, por edhe fetarë e kulturorë në dukje të papajtueshëm, nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri që imponon dinamika demografike, shumë më e fortë se faktori imigrim. /Marrë me shkurtime nga La Repubblica/ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button