Histori

206 BC / Dita kur një martesë me detyrim shkatërron një fuqi botërore

Screen Shot 2016-03-10 at 12.22.33

Massinissa, mbreti i Numidisë Lindore, ulëret i tërbuar. Sapo ka mësuar se e fejuara e tij, Sophonisba është martuar me armikun e tij më të madh, Syphaxin, mbreti i Numidisë Perëndimore. Ajo që duket si një skenë telenovele e vendosur në lashtësi, në të vërtetë do ta ndryshojë rrënjësisht historinë e Europës. Do të shkaktojë ngjitjen e Romës si fuqi botërore dhe rënien e Kartagjenës.

Në vitin 218 para Krishtit, nis Lufta e Dytë mes Romës dhe Kartagjenës, dy fuqitë më të mëdha të Mesdheut. Duhet që të bjerë njëra fuqi, me qëllim që tjetra të bëhet perandori. Komandanti legjendar, Hannibali ka kaluar Alpet me trupat e tij dhe i ka shkaktuar humbje të dhimbshme Romës. Në Afrikën Veriore, Syphaxi, mbreti i Numidisë Perëndimore, lufton në anën e Romës, por detyrohet më pas, për shkak të një princi të talentuar, që të bëjë paqe me Kartagjenën.

Emri i komandantit fitimtar është Massinissa, mbret i Numidisë Lindore, të cilit i premtohet dora e një princeshe kartagjenase, Sophonisba. Që nga ai moment, Massinissa lufton me Hannibalin kundër romakëve dhe i con italianët në prag të humbjes. Por pas kësaj, udhëheqësit e Kartagjenës bëjnë një gabim fatal: ata shkelin premtimin. Që të kenë Syphaxin në anën e tyre, ata e lejojnë të martohet me Sophonisban. Massinissa premton hakmarrje – dhe nis të luftojë për Romën. me ndihmën e tij, trupat romake zbresin në Afrikën veriore dhe rrethojnë Kartagjenën – Hannibali detyrohet të tërhiqet. Kjo shënon ngjitjen e Romës si superfuqi hegjemone në Mesdhe. Numidia bashkohet dhe Massinissa kurorëzohet mbret, ndërkohë që Kartagjena shkatërrohet sërish në Luftën e Tretë Kartagjenase./bota.al

Leave a Reply

Back to top button