Enciklopedike

2083: Një deklaratë pavarësie për Europën

Screen Shot 2015-07-05 at 11.13.31

Seria: Manifeste të frikshëm të vrasësve gjakftohtë

Disa orë përpara se të vriste 77 vetë me bomba dhe plumba, në Norvegji në vitin 2011, Anders Behring Breivik nxorri një manifest me 1500 faqe në Facebook, bashkë me një lidhje drejt një videoje propagandistike në Youtube, në të cilën nxiste 7000 miqtë e tij të Facebookut që ta përdornin si udhëzues për të vepruar.

Arsyeja që ai ka dhënë për sulmet ishte neveria ndaj mungesës së vetëbesimit kulturor të Europës, që lejon kolonizimin islamik, duke fajësuar “marsksistët kulturorë” dhe “multikulturalizmin” për rënien e qytetërimit perëndimor.

Ai përshkruan evolucionin e kësaj mënyre të menduari – fillimisht me burim kundërshtimin ndaj sulmeve të Perëndimit në Serbi, dhe më vonë të ndikuar nga ngjarje të tjera, si për shembull debati mbi karikaturat e Muhamedit, si dhe dhënia e Cmimit Nobel Jaser Arafatit.

Ai pretendon se është “urdhëruar nga Kalorësi i Tetë për PCTTS, i Europës së Kalorësve Tempullarë”, një grup i supozuar rezistence që lufton islamizimin e Europës. Manifesti paraqet me hollësi një pjesë të madhe të fazave planifikuese të operacionit të tij, duke përfshirë regjistrimin e një kompanie me emrin Geofarm, me qëllim blerjen e përbërësve për eksplozivë, procesin e blerjes së armëve në mënyrë ligjore (“Tek forma e aplikimit kam shkruajtur ‘gjueti drerësh”. Në fakt ishte shumë tunduese që të shkruaja të vërtetën: “ekzekutim i kategorisë A dhe B të marksistëve kulturorë / tradhëtarëve multikulturalistë, vetëm për të parë reagimin e tyre”), si dhe porositjen në internet të kemikateve të ndryshme. Në manifesto ka edhe disa pasazhe që flasin për fëmijërinë e tij, shëndetin, jetën dashurore, si dhe zakonet e ndjekjes së televizionit. Drejt fundit të manifestit, ai flet se përgatitet për “martirizimin” duke shijuar Krishtlindjet me familjen e tij si dhe tre shishe verë të vitit 1979.

Në vitin 2014, Breivik dërgoi një letër ku pretendonte se heq dorë nga dhuna. Letra thoshte gjithashtu se ai do të kërkojë falje ndaj familjeve të viktimave që shkaktoi, nëse i lejojnë të krijojë një parti politike fashiste nga brenda burgut./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button