Histori

21 Janar 1924. Vdes Lenini, dhe komunizmi bëhet armë në duart e një psikopati

lenini

Seria: 100 ditët që tronditën historinë

Në 21 janar 1924 ndërron jetë Lenini, ikona më e madhe e komunizmit. Rikthimi i tij nga mërgimi në Rusi, në një tren të mbyllur në vitin1917, dhe Revolucioni i Tetorit jo vetëm që sjellin një epokë të re, por ato hedhin edhe bazat për një luftë mes ideologjive, nën pasardhësin e tij, Josif Stalinin, një luftë që do e shntrëngojë botën që të mbajë frymën. Por, po sikur Lenini të kishte jetuar edhe 20 vjet? A do të kish ndodhur i njëjti terror, të njëjtat spastrime dhe e njëjta shtypje, edhe nën regjimin e tij? Vetëm në vitet 1932-33, më shumë se pesë milionë njerëz vdiqën nga uria si rezultat i kolektivizimit të bujqësisë, nga ana e Stalinit.

Në vitin 1917, Lenini i kishte dhënë çdo fshatari një copë tokë. Vetë krye-revolucionari dukej se e kishte ditur rrezikun që paraqiste Stalini, sepse në vitin 1923 ai shkruante: “Stalini është shumë i vrazhdë dhe ai nuk mund të tolerohet. Për këtë arsye, sugjeroj që ai të shkarkohet”. Një vit më vonë, Lenini vdiq dhe Stalini mori pushtetin./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button