Horizonti.al

23-shi dhe Iluminati, shkrimtari që lidhi për herë të parë numrin me organizatën e famshme

Screen Shot 2015-09-04 at 4.59.58 PM

Cfarë na shtyn ne që të kërkojmë një domethënie të fshehur tek numrat? Ndoshta e bëjmë vetëm për të vënë veten në provë? Njeriu ka një aftësi të lindur për të njohur skemat dhe në të njëjtën kohë, truri ynë është vazhdimisht në veprim për t’u dhënë një kuptim gjërave që na rrethojnë. Përse numrat ushtrojnë mbi ne një tërheqje magjike, por në të njëjtën kohë edhe na trembin? Ndoshta numrat na tërheqin më shumë për shkak të cilësive të tyre mistike, sepse praktikisht shumë persona thonë se nuk janë në gjendje që t’i kuptojnë. Eshtë e qartë se shumica kanë një raport më të mirë me fjalët, në fund të fundit janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë ato që janë të shkruara. Kur bëhet fjalë për numra dhe përllogaritje, po këta persona ndihen më pak rehat. Kështu që ekziston një farë droje prej numrave, e cila është e lidhur me cilësitë e tyre mistike. 666 nuk është i vetmi numër të cilit i atribuohen cilësi mistike. Eshtë edhe numri i mistershëm 23. Eshtë numri i Illuminati-t. Cilët ishin këta? Në 1777, Adam Weishaupt, një profesor bavarez i së drejtës kanonike krijoi bashkë me disa studentë të tij, urdhërin e fshehtë të Enlightenment, apo Illuminati. Por urdhëri do të ishte jetëshkurtër. Tetë vjet më vonë pati divergjenca të theksuara mendimesh ndërmjet Adam Weishauptit dhe njeriut të dytë më të fuqishëm të organizatës, Baronit von Knigge. Në po atë vit, Princi Karl Theodor e shpërbëu shoqërinë e fshehtë dhe Weishauptit iu desh që të arratiset nga Bavaria. Në historinë e shkurtër dhe të fshehtë të Illuminatit, dimë vetëm që pjesëtarët i vinin vetes pseudonime sekretë. Por sa kohë që pati jetë, organizata nuk pati asnjëherë një lidhje me numrin 23.

Vetëm në vitin 1978, domethënë më shumë se 200 vite më vonë, ndodhi që shkrimtari Robert Wilson e lidhi urdhërin e fshehtë me disa ngjarje të pazakonta dhe me numrin 23 në librin e tij Illuminatus. Cfarë e shtyu që ta bënte këtë gjë? Wilsoni e ndeshi numrin 23, në një kohë kur takoi shkrimtarin William Baros. Ky i fundit i tregoi për një kapiten me emrin Klark i cili kishte kaluar 23 vite në det, pa pësuar as edhe një incident. Pikërisht në ditën kur përgatitej të festonte vitin e 23-të, anija e tij krejt papritur u fundos. Të gjithë ata që ishin në bord gjetën vdekjen, përfshirë kapitenin. Në po atë natë kur kish marrë lajmin për fundin tragjik të anijes, Baros dëgjoi në radio për një aksident ajror. Avioni që ishte rrëzuar ishte fluturimi numër 23. Dhe jo vetëm kaq. Piloti i avionit kishte të njëjtin mbiemër dhe gradë me njeriun të cilit i ishte besuar anija e fundosur. Kappiteni Klark. Që nga ajo ditë, Baros u magjeps pas incidenteve të çuditshëm, të cilët të gjithë i lidhte numri 23. I gërmonte praktikisht kudo.

Wilsonit i la kaq shumë mbresa ky rrëfim, saqë ndërfuti në romanin e tij që ishte e duke shkruajtur, rrethana misterioze të gjitha të lidhura me numrin 23. Teologjia e tij shumë popullore Illuminatus, i dha shoqërisë së fshehtë famën e rigjetur si dhe zgjoi kuriozitetin e lexuesit në numrin 23. Që nga ajo kohë, sidomos në Shtetet e Bashkuara, të apasionuarit pas teorive konspirative e kanë kthyer numrin 23 në flamurin e tyre, me rezultate me të vërtetë të pabesueshëm.

Leave a Reply

Back to top button