Enciklopedike

260 herë më e fuqishme se Hiroshima. Aksidenti që do të zhdukte krejt Karolinën e Veriut

Në vitin 1961, Forca Ajrore e SHBA ishte shumë pranë shpërthimit të një bombe bërthamore mbi Karolinën e Veriut. Bomba ishte 260 herë më e fuqishme se ajo që shkatërroi Hiroshimën.

Aksidenti, i njohur si “1961 Goldsboro B-52 Crash”, ndodhi kur një B-52 Stratofortress, një avion bombardues me rreze të gjatë, subsonik, shpërtheu në ajër më 24 janar 1961. Ai mbante dy bomba bërthamore Mark 39, prej tre deri në katër megaton. Avioni nisi të bëjë spirale, bombat u ndanë dhe ranë nga diku midis 1.000 dhe 2.000 metra pranë Goldsboros, Karolina e Veriut. Tre nga katër mekanizmat e armatimit të një prej bombave u aktivizuan duke zbatuar hapat e nevojshëm për vetëarmatosje, duke përfshirë hapjen e një parashute. Parashuta i mundësoi që të ulet në këmbë pasi u kap në një pemë. Fatmirësisht, elementi i sigurisë ishte ende në pozicionin e vet duke e penguar që të shpërthente, megjithëse kishte përfunduar të gjithë pjesën tjetër të rendit të saj të armatosjes.  /bota.al

Leave a Reply

Back to top button