Enciklopedike

3.5 milionë dollarë është shitur ky iPhone (Video)

Screen Shot 2015-02-11 at 1.01.54 PMNëse mendoni se iPhone 6 nuk është edhe aq i shtrenjtë, Goldgenie po shet një iPhone të veçantë që kushton gati 3.5 milionë dollarë; versioni bazë i iPhone 6 i larë në ar kushton gati 15 mijë dollarë.
Pajisja është në tri lloje, e larë në ar 24 karat, në ar ngjyrë rozë ose platin. Daily Star raporton se iPhone 6 mund të përfshijë gjithashtu diamantet tradicional ngjyrë të bardhë së bashku me pjesët në ngjyrë rozë dhe të zezë, safirët, smeril, topaz, smerald, rubin dhe turmalinë. Blerësit mund të zgjedhin gjithashtu të mbulojnë logon e Apple-it me gurë svarovski.
Dyqani me pakicë shet gjithashtu një version ‘Limited Edition Gulf Elite’ të iPhone 6, ku blerësit mund të zgjedhin stemën sipas shtetit ku jetojnë: Bahrain, Irak, Kuvajt, Oman, Qatar, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara Arabe, në anën e pasme të iPhone-it.
Për më tepër, Goldgenie do t’u japë mundësi përdoruesve të gdhendin emrat e tyre në anën e pasme të iPhone-it. /krokodili.al/

Leave a Reply

Back to top button