“Emocioni i pashprehur nuk vdes kurrë. Ai varroset i gjallë dhe do të shfaqet më vonë, në mënyra të shëmtuara”
Sigmund Freud
L J Vanier
Kur vendosa të shkruaja për këtë temë, isha në një konflikt të brendshëm, sepse pikërisht përmes trazirës dhe traumës sime emocionale, kisha përjetuar zgjimin shpirtëror.
Duke e çuar zemrën përtej limitit, isha kaq shumë e zhytur në trupin tim emocional, saqë zemra nuk mundej ta përballonte. Dhimbja dhe trazira e brendshme ishin kaq të forta, saqë mu duk sikur zemra po më çahej, dhe pikërisht në atë ditë që u ula në gjunjë dhe iu dorëzova dhimbjes, përjetova zgjimin emocional.
Ja tre hapa që mund të ndërmerrni për shërimin e varësisë emocionale dhe pse është e rëndësishme.
- Hiq qafe shpërqëndrimet
Televizioni, radio, revistat dhe mediat sociale (ato nuk të mësojnë asgjë). Ato janë një varësi emocionale dhe janë aty për të ta mbajtur mendjen të zhytur në trupin tënd. Të gjithë këto dëshirojnë të vazhdoni ciklin e të menduarit në një mënyrë të caktuar, duke ju bërë të ndiheni në një mënyrë të caktuar, të zhytur në një lak negativiteti.
Mendoni për këngën tuaj të preferuar dhe si ju bën të ndiheni. Cdo këngë ndez një emocion brenda jush, ky emocion shkaktohet nga një kujtim, kujtimi prodhon një mendim dhe mendimi gjeneron një ndjenjë. E gjithë kjo është iluzioni i madh që nuk ju lë të kuptoni se në fakti jeni ju krijuesi i madh. Të mban mendjen të zhytur në trupin tuaj të të menduarit dhe ndjerit dhe cikli vazhdon. Ky është qëllimi parësor i medias. Në fakt, është strategjia e shifrave të shitjeve.
Sa më shumë që angazhoheni në këtë cikël, aq më gjatë do ju duhet të kapërceni varësinë tuaj emocionale ndaj dhimbjes dhe vuajtjes që po përjetoni.
2. Jepini vëmendjen që meriton
Eshtë e zakonshme në situatat e dhimbshme që të përpiqeni të shmangni dhimbjen dhe shtypni kujtimet. Por nëse i shtypni kujtimet, ata do të manifestohen negativisht dhe do të bëjnë dëm në aspekte të tjerë të jetës suaj. Kjo është arsyeja numër një pse është thelbësore t’i nënshtroheni shërimit të fëmijës që keni brenda.
Duke pranuar dhimbjen tonë dhe duke sjellë kujtimet tona në mënyrë të vetëdijshme, ato mund të shërohen. Kur mundemi të përqafojmë dhimbjen, ne mund të fuqizojmë rritjen tonë. Ne rritemi më shumë përmes përvojave të vështira, kështu që është thelbësore ta përqafoni sa më mirë të mundeni. Kështu që uluni me veten tuaj, kuptojeni veten tuaj, kuptoni përse ndiheni ashtu si ndiheni, kuptoni dhimbjen tuaj dhe mos u përpiqni të vendosni një maskë të rremë.
3. Vetëdijësimi
Pasi ke përqafuar dhimbjen, është koha të çliroheni prej modelit të mendimeve negative. Sa herë që kemi një mendim, ne krijojmë një kemikat në tru dhe si pasojë krijojmë një reaksion kimik. Ashtu si varësitë fizike, ne mund të bëhemi të varur nga reaksionet kimike në trupat tanë dhe kështu mësohemi duke u ndjerë në një mënyrë të caktuar, bazuar në mënyrën si mendojmë.
Prandaj, kur ndihemi të ngecur në modele të mendimit negativ, kjo është po aq e vështirë që të thyhet sa edhe varësia fizike. Trupat tanë bëhen të varur nga kemikatet që ne kemi krijuar. Kur jeni të vetëdijshëm për këtë funksion, mund të përcaktoni kursin tuaj të veprimit, dhe të çliroheni prej varësisë.
Duke ndryshuar me vetëdije mënyrën si mendojmë, ne mund ta shndërrojmë një mendim negativ dhe të krijojmë reaksione kimike më pozitive në trupin tonë./bota.al