Psikologji

3 mësime për jetën nga Tina Turner

  1. Nuk është asnjëherë shumë vonë për të rifilluar nga e para.

Kur u nda nga bashkëshorti i saj i dytë, pas një martese 20 vjeçare, ajo ishte 39 vjeçe. Me katër fëmijë (dy nga martesa e mëparshme), gjatë divorcit, ajo humbi gjithë pasurinë, lekët dhe të drejtën e autorit për këngët e saj, duke qëndruar vetëm me fëmijët dhe me emrin e saj artistik. Në atë kohë, ajo ndërroi stilin e saj muzikor dhe për pak vite e kaloi edhe suksesin e mëparshëm, duke u konsideruar nga Forbes si një nga 10 artistet më të rëndësishme të shekullit, si dhe ndër më të paguarat. Në atë kohë, u martua me dikë që e kuptonte, e respektonte dhe e donte. Në moshën 39 vjeçare, kur të gjithë do të mendonin se gjithçka ka përfunduar, ajo rifilloi nga zeroja me katër fëmijët e saj dhe ia doli. Ndaj, mos i vër faj moshës apo kushteve të tua ekonomike. Ndryshimet varen nga vullneti dhe dëshira për të ndryshuar. Gjithçka varet nga ty.

  1. Meditimi të ndryshon jetën.

Tina u refuzua nga prindërit e saj, u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht nga të dy bashkëshortët e mëparshëm, ka dyshuar vazhdimisht për bukurinë dhe talentin e saj. Arriti aty sa nuk donte më veten. Sado përpiqej, nuk kishte arritur më parë të konsiderohej një femër e madhe dhe e talentuar. Kjo ishte arsyeja se pse një mik e prezantoi me budizmin. Lutjet dhe meditimet e bënë atë ta shihte jetën ndryshe dhe ta donte veten dhe kur një person arrin në këtë pikë, askush s’mund ta ndali. Kjo e bëri Tina Turner të lidhej më shumë me Zotin dhe me universin. Me këtë gjë, ajo na mëson se lidhja me Zotin dhe meditimi gjatë kohës së lirë, na ndihmon tejmase ta duam dhe ta pranojmë veten tonë ashtu siç jemi.

  1. Çdo gjë mund të ta marrin të tjerët, përveç diturisë dhe talentit tënd.

Mund të humbasësh shtëpinë, paratë, makinën, por duhet të dish se të gjitha i ke fituar me dituritë apo talentin tënd. Askush nuk mund të t’i marrë dot këto të dyja. Mund të dyshosh tek të dyja ato, si tek njohuritë që ke, si tek talenti yt, por asnjëherë nuk ke për t’i humbur ato. Asnjë nuk ka për të qenë si ty, sepse ti je unik për shkak të cilësive të tilla. Nëse nuk e ke zbuluar ende se cili është talenti apo dhuntia jote, kalo pak më tepër kohë me veten dhe zbuloje. Do të surprizohesh pamasë!

Leave a Reply

Back to top button