Magazine

3 momente që mund t’ju bindin, se Edgar Alan Poe udhëton nëpër kohë

Screen Shot 2016-09-07 at 09.53.54

Nga Jake Offenharz

Jam shumë i sigurt që Edgar Alan Poe ka patur dhe ka aftësinë të udhëtojë në kohë.

Doja ta shtjelloja idenë jo vetëm për rrethanat e jetës së tij tashmë të njohura si: i mbetur jetim në moshë të njomë, faktin se është babai i romaneve misterioze, mjeshtër i kriptologjisë dhe i makabritetit, as edhe prezencën e gërvishtjeve në kokë, detaje që çuan në vdekjen e tij, mënyrën se si u gjet në rrugë afër një qendre votimi i veshur me rrobat e dikujt tjetër dhe gjatë hospitalizimit të tij bëlbëzimi jo koherent për një person të panjohur të quajtur “Reinolds”. As që dua të hyj në raportet e paqarta mbi një figurë që për 7 dekada shfaqej mbi varrin e tij në orët e para të ditës së ditëlindjes së tij me një gotë konjaku dhe me tri trëndafila. Mënyrë tragjike dhe kurioze kjo, por ka prova të dukshme që shkrimtari i tmerrit mund të kapërcente kufijtë e hapsirës dhe kohës. Aspak! Teoria ime e udhëtimit në kohë ka të bëjë me produktin krijues të autorit që ju do ti shihni si profeci të pazakonta dhe do ti bëjë hamendësimet e mia të mirëpriten… shpresojmë! Vërtetësia e këtyre fakteve qëndron në hartën plot me mishëngrënës, të mbytur, të mbijetuar me kafka të shqyera etj.

  • Rrëfimi i Arthur Gordon Pym I Nantucket

U publikua në vitin 1838 ku rrëfehet për një rebelim detarësh në një anije gjuetimi balenash. Të humbur në det, të mbetur pa ushqime, njerëzit u shndrruan në kanibalë, e përzgjidhnin viktimën që do të sakrifikohej nëpërmjet tërheqjes së shkopave. Djaloshi, Richard Parker që tërhoqi shkopin më të shkurtër u sakrifikua. Tani këtu fillon dhe situata bëhet më e çuditshme. Në vitin 1884, 46 vite më vonë, pas publikimit të novelës, 4 burra dolën në breg pas mbytjes së jahtit të tyre. Me anijen e shkatërruar dhe pa ushqime ata përjetuan urinë dhe vendosën ta vrisnin dhe ta hanin djaloshin 17 vjeçar. Djali quhej Richard Parker. Ky paralelizim nuk u vu re për gati një shekull, derisa qarkullimi i një letre nga një pasardhës i Parkerit solli në vëmëndje ngjashmëritë mes skenës dhe ngjarjeve reale. Kjo letër u publikua në Sunday Times kur gazetari Arthur Koestler vendosi një njoftim për histori të tipit “koinçidenca të shumta”.

 

2 Biznesmeni

Në 1848, një puntor rruge, i quajtur Phineas Gage pësoi një dëmtim në tru nga një bulon që i hyri në kafkë. Megjithatë ai mbijetoi, por personaliteti i tij ndryshoi në mënyrë drastike. Këto ndryshime në sjellje ishin studiuar më parë duke i lejuar mjekët të kuptonin rolin që luante lobi frontal në aftësitë konjitive sociale. Poe, në mënyrë të pashpjegueshme i kuptoi ndryshimet e thella të peronalitetit, të shkaktuara nga lobi frontal pothuaj një dekadë më herët. Në vitin 1840 ai ravijëzoi një histori tipike, të shkurtër të titulluar “Biznesmeni” për një personazh pa emër që pëson nga një dëmtim në kokë në moshë të hershme që pasoi një jetë obsessive, të dhunshme, sociopatike.Përshkrimi i autorit të sindromës së lobit frontal është kaq i saktë saqë neurologu Eric Altshuler shkruajti: “Kishte pothuaj 10 simptoma dhe ai i dinte secilën prej tyre….Ka kaq shumë në këtë histori saqë zor se ka ndonjë të re tjetër”. Altshulter vazhdon: “Është kaq i saktë sa e pabesushme. Është sikur të kishim makinën e kohës”.

Akoma dyshime? Po sikur t’ju thoja se Poe parashikoi origjinën e universit 80 vite më parë se shkenca moderne të formulonte teorinë e Big Bangut. Një “astronom” amator pa formimin e duhur në kozmologji s’mund të përshkruante me detaje makinerinë e universit duke zgjidhur paradokse teorike që i çorientonin astronomët që nga koha e Keplerit. Ky vizion profetik erdhi në formën e “Eurekës”, një prozë 150 fletëshe e kritikuar për kompleksitetin e saj dhe e parë si një vepër e një njeriu të çmendur. E shkruar në vitet e fundit të jetës së tij, kjo vepër përshkruan një univers që zgjerohet dhe që filloi si një flash i një grime çasti nga një grimcë. Poe nënvizoi zgjidhjen e parë të paradoksit të Olbers-it, pyetjen se pse nata ishte kaq e errët kur në univers kishte pafundësi yjesh, duke shpjeguar se universi në zgjerim e sipër nuk e kishte arritur sistemin tonë diellor. Kur Edëard Robert Harrison publikoi “Darkness at Night”, në 1987 ai pohoi se “Eureka” e kishte paraprirë në të dhëna. Astronomi italian, Alberto Cappi foli për parashikimet e Poe-s duke pohuar se: “Është e habitshme që Poe mbërriti tek universi evolues meqë nuk ka patur të dhëna sugjeruese observimi apo e teorik që të sugjerojnë për një mundësi të tillë. Asnjë astronom i kohës së Poe-s nuk imagjinonte një univers jo të qëndrueshëm”.

Po sikur shkrimet e tij profetike mbi kanibalizmin, simptomat e lobit frontal dhe teorinë e Big Bangut të ishin një reportazh i udhëtimeve të vazhdueshme të tij jashtë kohe?

Me siguri ju ngjaj me një të çmendur, por ndoshta, ndoshta ka shumë më shumë profeci të lidhura me punën e autorit. Siç e përmend edhe The Neë York Times Poe ka qenë i nënvlerësuar për kaq kohë, nuk ka shumë materiale të lidhura me Poe-n.

Po e mbyll me një letër që Poe ia drejtoi James Russell Loëell në 1844, ku ai kërkon ndjesë për mungesën e vet dhe apatinë.

Unë jetoj në një ëndërr të së ardhmes. Nuk besoj në përsosmërinë e njeriut. Mendoj se përpjekja njerëzore nuk do të ketë efekt mbi humanizmin. Njeriu tanimë është aktiv, jo më i lumtur, as më i zgjuar se 6000 vjet më parë.

Rezultati nuk do të ndryshojë dhe të hamendësosh se do të ndodhë është të hamendësosh se njeriu i shkuar ka jetuar më kot, se koha e kaluar është vetëm rudiment i të ardhmes, se miriadat e zhdukura nuk kanë qenë në kushte të barabarta me ne, as edhe ne me pasardhësit. Nuk mund të pranoj ta shkëpëut vështrimin nga njeriu individ në njeriun masë. Ju flisni për “vlerësimin e jetës sime” dhe nga ajo që kam thënë do të shihni se unë nuk kam asnjë për të dhënë. Unë kam qenë plotësisht i ndërgjegjshëm për ndryshueshmërinë dhe transhendenten e gjërave në kohë, jap përpjekjen time të vazhdueshme për të qenë konsistent në çdo gjë. Jeta ime ka qenë dëshirë, impuls, pasion, dëshirë për vetmi, refuzim për të gjitha gjërat prezente, dëshirë e sinqertë për të Ardhmen” /”HBuff” – www.bota.al

 

 

Leave a Reply

Back to top button