Psikologji

4 gjërat që duhet të mbash në mendje, nëse partneri yt i jep fund lidhjes me ty…

  1. Dhimbja nga një ndarje është reale.

Një studim i bërë në Universitetin e Manhattanit nëpërmjet imazheve të rezonancës magnetike funksionale, ka treguar se në trurin e studentëve që kalonin nëpër një ndarje, ndodhnin po të njëjtat fenomene sikurse ndodhin në dhimbjen fizike. Ndaj, mos e mendoni dhimbjen pas ndarjes si diçka të trilluar, pasi është e vërtetë.

  1. Ti je person me vlera.

Fakti që u ndave me dikë nuk do të thotë se ti nuk vlen si person. Ti je plot vlera dhe këtë nuk e tregon aspak një ndarje. Ndoshta ke qenë në lidhje me një person që nuk ia vlente, ose me dikë që nuk dinte t’i kuptonte vlerat e tua. Kjo nuk duhet të të demoralizojë.

  1. Duhet të nisësh gjithçka nga e para.

Të duket sikur bota është përmbysur për ty dhe nuk do të kesh asnjë mundësi  të ecësh do të më përpara. Nuk është aspak e vërtetë. Do t’ia dalësh dhe do të ecësh përpara shumë më fort se më parë. Nuk ka asnjë vështirësi që nuk mundesh ta kalosh dhe secila prej tyre do të të bëjë akoma më të fortë. Duhet të kesh bindje të fortë për diçka të tillë.

  1. Duaje veten më tepër dhe bota do të shohë madhështinë tënde.

Vetëm në momentin që nuk do të mendosh se je një dështim dhe do ta duash plotësisht veten tënde, bota do të shohë madhështinë tënde dhe do të të dojë më tepër. Ti je kandidati/ja më i/e mirë për veten tënde dhe e di shumë mirë këtë gjë. Ti ke krijuar botën tënde dhe fakti që dikush u largua prej saj, nuk do të thotë se bota ka marrë fund. Dashuria për veten nuk është egoizëm, por burimi më i mirë i energjisë që mund të kesh. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button