Psikologji

4 këshilla për të menaxhuar stresin dhe lodhjen që shkaktojnë festat e fundvitit

Me afrimin e festive shumë amvisa kanë filluar të mendojnë edhe për blerjet dhe gjërat që do bëjnë në natën e madhe të ndërrimit të viteve. Të shumtë janë ata që këtë periudhë madje e kalojnë me shumë stres, pasi nuk dinë se çfarë zgjedhjesh të bëjnë për sa i përket ushqimeve dhe dhuratave.

Ne, pak më poshtë po ju japim disa këshilla se si të qëndroni larg stresit dhe të shijoni këto ditë ashtu siç duhet.

Ju duhet të mësoni të thoni jo, pasi jo të gjitha kërkesat e njerëzve duhen pranuar. Të mohoni disa gjëra që ju e dini që nuk i realizoni dot, është një nga gjërat më të mira që mund të bëni në jetë,pasi kjo gjë ju bënë juve të jeni më të qetë me veten dhe të shmangi stresin.

Në këto ditë festash që të themi të vërtetën janë edhe shumë të lodhshme ju duhet të qëndroni sa më pozitiv. Edhe pse ngarkesat do të jenë të shumta dhe ju shpesh herë do të ndiheni të rraskapitur, duhet gjithmonë të shikoni anën pozitive tek disa gjëra duke qenë mirënjohës për gjërat që u rrethojnë.

Një gjë që ju duhet të kuptoni është fakti se disa gjëra është e pamundur për tu ndryshuar duke filluar që nga sjellja e njerëzve që shpesh herë ju irritojnë , por ju duhet të tregoheni të duruar duke i lënë gjërat të shkojnë në mënyrën e vetë. Një shkaktar i rëndësishëm i stresit është fakti se ju nuk mund ti kontrolloni disa situate, ju duhet të mundoheni të planifikoni angazhimet tuaja dhe të kërkoni ndihmë kur nuk ja dilni dot me një situatë.

Gjithashtu një këshillë e fundit është që ju duhet të planifikoni oraret tuaj. Sigurohuni që e gjithë familja të dijë kohën e përafërt të asaj që po ndodh gjatë gjithë ditës, kështu që nuk ka argumente në mëngjes nëse njerëzit duan të bëjnë gjëra të ndryshme. Burimi: Living.al

Leave a Reply

Back to top button