Psikologji

4 parimet që i bëjnë skandinavët njerëzit më të lumtur në botë

Studimet mbi gjendjen e lumturisë në botë gjatë viteve të fundit, kanë tregua se Danimarka, Norvegjia, dhe Suedia janë shtetet më të lumtur. Skandinavët ndjekin një seri rregullash, falë të cilëve e shijojnë jetën përditë.

  1. Modestia dhe respekti për të tjerët

Në vendet nordike ekziston “Ligji i Jantes”, një sërë rregullash që theksojnë sjelljen ndaj individëve:

Ju nuk duhet të mendoni se jeni të veçantë.

Ju nuk duhet të mendoni se jeni aq të mirë sa ne.

Ju nuk duhet të mendoni se jeni më të zgjuar se ne.

Ju nuk duhet të bindni veten se jeni më të mirë se ne.

Ju nuk duhet të mendoni se ju dini më shumë se ne.

Ju nuk duhet të mendoni se jeni më të rëndësishëm se sa ne.

Ju nuk duhet të mendoni se jeni të mirë në çdo gjë.

Ju nuk duhet të qeshni me ne.

Ju nuk duhet të mendoni se ndokujt i bëhet vonë për ju.

Ju nuk duhet të mendoni se mund të na mësoni gjithçka.

Edhe pse vetë Skandinavët herë pas here tallen me këtë ligj, ai ndihmon për të krijuar një shoqëri jashtëzakonisht miqësore dhe bashkëpunuese. Modestia dhe respekti për të tjerët vlerësohen shumë. Për më tepër, ky ligj i dekurajon njerëzit që të bëhen arrogantë dhe mendjemëdhenj.

2. Ekuilibrimi i punës dhe jetës në familje

Skandinavët e dinë se sa e rëndësishme është që t’i kushtosh kohë familjes. Shumica e zyrave në Danimarkë mbyllen në 5 të pasdites. Për më tepër, danezët nuk punojnë jashtë orarit. Në Suedi, disa kompani kanë shkuar edhe më tej dhe kanë vendosur një ditë pune prej gjashtë orësh, në një përpjekje për të rritur produktivitetin dhe lumturinë. Familjet shpesh dalin jashtë në parqe, bëjnë sport, dhe udhëtojnë me të afërmit e tyre.

3. Me familjen pranë vatrës

Në Danimarkë, ekziston një fjalë e madhe që do të thotë krijimi i një atmosfere të qetë, dhe gëzimi i gjërave të mira në jetë me miqtë dhe të afërmit: “hygge.” Ulur pranë vatrës në një natë të ftohtë, veshur me një triko të ngrohtë, me një gotë verë, dhe ushqim të shijshëm – ndoshta rrethuar nga qirinj. Kjo është definitivisht “hygge”, dhe kjo është diçka që të gjithë mund ta përjetojnë. Hygge ka të bëjë me solidaritetin, rehatinë, mbështetjne, dhe vëmendjen nga më të afërmit dhe të dashurit tuaj.

4. Pritshmëri realiste

Në librin e saj, E lumtur si një daneze, Malene Rydahl diskuton çelësat e lumturisë së skandinavëve. Një nga sekretet më të rëndësishme për të jetuar një jetë të lumtur është aftësia për të formuluar pritshmëri realiste – por mos u ndalni së ëndërruari dhe vendosur objektiva ambicioze! Ju do të shihni se miqtë dhe të afërmit tuaj do ju befasojnë më shpesh, për mirë.

Krahasimi i vetes me të tjerët nuk do t’ju ndihmojë të bëheni më të lumtur. Ne priremi që të krahasojmë jetën tonë me jetët që shohim në mediat sociale. Megjithatë, këto krahasime kanë tendencë që të kontribuojnë për rritjen e pakënaqësisë sonë. Do të kënaqeni me atë që keni, vetëm nëse pushoni së krahasuari arritjet tuaja me ato të të tjerëve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button