Enciklopedike

5 armët më shkatërrimtare të ushtrisë amerikane

Screen Shot 2015-06-20 at 19.22.22

Ushtria e SHBA-ve ka pranuar se ka dizajnuar bombën e cila është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki dhe atë bombë e quajnë „Fat Man“.

Ushtria e Shteteve të bashkuara të Amerikës është një ndër fuqitë më të mëdha në botë, është superfuqi dhe për njeriun e thjeshtë mbase është vështirë të supozohet dhe të paramendohet se me çfarë armësh ata shërbehen në luftimet që i dëgjojmë çdo ditë. “Business Insider” sjell listën e armëve më efektive në arsenalin amerikan, ndërsa ju bëjmë me dije dhe ju zbulojmë edhe atë se cila armë është e para ndër ato pesë (5) armët më shkatërruese.

1. MOP bomba – Në vendin e parë me meritë është bomba masive penetruese, e rëndë kagti 14.000 kg. Në vete mund të posedojë 2.5 mijë kilogram material me cilësi të lartë shpërthyese. Kjo është bomba më e madhe e këtij lloji në botë dhe vetëm disa aeroplanë janë të aftësuar ta bartin këtë ngarkesë. Shkurtimisht e quajnë “MOP bomba” (Massive Ordnance Penetrator), dhe besohet se kjo do të jetë faktor kyç në aspektin e kërcënimeve bërthamore – nukleare të Iranit.
2. Bomba atomike – Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar po ashtu se ka disajnuar bombën që është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki, dhe e quajnë „Fat Man“ (në përkthimin e lirë “njeriu i trashë’). Ka një peshë prej 5.000 kg dhe teknika për përdorimin e kësaj bombe është paramenduar shumë thjeshtë, që të jetë e gatshme në rast nevoje për sulm. As nuk duam të dimë e as të paramendojmë se çfarë mund të ndodhë nëse kjo bombë përdoret.

3. Aeroplanbartësi i bazuar në përdorimin e energjisë bërthamore-nukleare

Ky aeroplanbartës mbase më shumë ka bërë për paqe se sa për luftë, pohojnë analitikët ushtarak, dhe supozohet se stabilimentet e posaçme të këtij aeroplanbartësi i shërbejnë ushtrisë amerikane kudo që janë dhe sa herë u duhet. Kjo është e mundur edhe për shkak se shumë qytete të mëdha nëpër tërë botën ndodhen pikërisht në breg të detit dhe “USS Eisenhower” ka edhe “Starbucks” të veçantë që 5.000 anëtar të ekuipazhit-ushtrisë amerikane të ketë mundësi ku të pinë një kafe.

4. Nëndetset bërthamore Ohio Class

Janë të rënda ndërmjet 16 dhe 19 mijë tonë, dhe këto lloj nëndetëse janë pozicionuar në pozitën e katërt ndër armët më shkatërruese të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Munden të bartin peshë-ngarkesë të përbërë prej torpedove-silurëve, bombave bërthamore-nukleare dhe bombave të tjera dhe natyrisht edhe ekuipazhin. Edhe më tutje një ndër armët kryesore të mbrojtjes së Amerikës, sepse ndalon edhe paramendimin e ndonjë armiku potencial të SHBA-ve në rast të sulmit tokësor, nuk do të mund të mbrohet nga deti..

5. Aeroplani ushtarak “AC130H Spectre Gunship”

Radiusi, largësia e fluturimit është 4.000 km dhe me 61 tonelatë peshë, e bënë këtë aeroplan një nga aeroplanët më të fuqishëm dhe atutin kryesor të ushtrisë amerikane. Mundësia e tij për të sulmuar ose për të çrregulluar planet e ushtrisë së armikut prej mbi 1.000 ushtar e kanë bërë këtë aeroplan “legjendë ndër forcat ushtarake në botë”. Po ashtu, të gjitha aksionet që ndërmerren me këtë lloj aeroplani pa kurrfarë probleme mund të realizohen edhe gjatë natës sepse ka sistemin më të mirë të sensorëve për kërkim të caqeve-cakut. (INA)

Leave a Reply

Back to top button