Psikologji

5 arsye pse gratë kanë zili bukurinë e të tjerave. Dhe 5 pasoja të tmerrshme

Revista Psychology Today shkruan: “Dhimbja e zilisë nuk shkaktohet nga dëshira për avantazhet e të tjerëve në vetvete, por nga ndjenja e inferioritetit dhe frustrimit, të shkaktuar nga mungesa e tyre tek vetja”.

Këtu janë pesë gjëra që i kemi zili tek gratë e bukura:

1. Kemi zili vëmendjen që burrat u japin grave të bukura. Ka pak bukuri që kalojnë pa u vënë re nga burrat. Qoftë me një shikim të shpejtë, apo një ngulje sysh, burrat i admirojnë.

2. Gratë kanë zili bukurinë e saj sepse duan jetën e saj. Bukuria e saj i bën të ndjehen të parëndësishme dhe të pasigurta.

3. Është e lehtë të kesh zili vetëbesimin e një femre të bukur. Ajo duket e qetë, e mbledhur dhe e sigurt kur shëtit.

4. Shumë gra e zili jetën e saj të lehtë sociale. Askush nuk do i refuzonte këto gra të bukura.

5. Gratë e bukura marrin atë që duan, dhe ne e kemi zili këtë fakt. Ajo e di se si ta përdorë bukurinë e saj në avantazhin e vet.

Të kesh zili diçka ose dikë, vetëm ju shkakton dhimbje. Më poshtë janë pesë pasoja të tmerrshme që vijnë me zilinë:

1. Zilia helmon mendjen. Këto gra japin një perceptim të rremë të realitetit. Një grua që duket e bukur dhe e sigurt ka edhe ajo pasiguri. Ato janë gjithashtu njerëzore, dhe kanë të njëjtat ndjenja si çdokush tjetër.

2. Zilia shkakton ambicie të paarsyeshme, gjë që është e rrezikshme për trupin dhe mendjen tuaj. Ambicia është e mirë, por ambicia e paarsyeshme është e rrezikshme. Vendosni qëllime të arsyeshme që janë brenda aftësive tuaja fizike. Sigurohuni që të konsultoheni me një mjek për planin më të mirë për të përmbushur qëllimet tuaja.

3. Zilia e bën të vështirë të jesh e kënaqur me veten. Duke parë bukurinë e dikujt tjetër mund të shkaktojë një imazh negativ për veten. Bëhuni vetë e bukur! Mbani kokën lart, sepse jeni e bukur dhe e dashur. Hapni sytë dhe shikoni veten tuaj.

4. Zilija krijon zemërim në zemër. Është e lehtë të brengosesh mbi konceptin “pse ajo, dhe jo unë.” Ky interpretim dëmton psikikën tuaj. Gratë e bukura janë normale dhe gjithashtu kanë pasiguri. Është jorealiste të ndieni zemërim ose pakënaqësi. Shihni veten si të përsosur në të drejtën tuaj dhe mos e krahasoni veten me askënd.

5. Zilia do t’ju largojë nga fati juaj personal. Zilia është shkatërruese dhe e fuqishme. Mund t’ju verbojë nëse e lejoni. Mbani këmbët në tokë dhe fokusin vetëm në veten tuaj. Mos kini zili askënd për asnjë arsye; ajo do t’ju çojë poshtë në qorrsokak. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button