Psikologji

5 arsye të vërteta se pse nuk kanë rëndësi qëllimet që ke, por veprimet që ndërmerr

  1. Të tjerët shohin mënyrën se si i trajton të tjerët, jo arsyet që jep se pse i ke trajtuar ashtu. Ashtu si qeveritë që kanë justifikimet e tyre përpara popullit për çdo gabim, ashtu janë edhe arsyet që ti mund të kesh për trajtimin keq të dikujt. Këto arsye mund të ndryshojnë me kohën, ndërsa mënyra se si i ke trajtuar ata do të qëndrojë dhe do të ndikojë përherë tek personi i lënduar.
  2. Të tjerët shohin se çfarë ndjek ti në jetë, jo arsyet se pse e ke ndjekur atë gjë. Njerëzit nuk i mbajnë mend arsyet e një dështimi tënd, por e kujtojnë shumë mirë kur ke dështuar. E njëjta gjë vlen edhe për sukseset. Duhet të përpiqesh të ndjekësh rrugën e duhur, pa u justifikuar për gabimet apo dështimet që natyrshëm mund të të dalin gjatë rrugës.
  3. Të tjerët shohin njerëzit që mban rreth vetes, jo justifikimet që jep se pse ke mbajtur persona të gabuar pranë. Ky është një mësim tepër i vështirë, por që duhet ngulitur mirë në mendje. Ti e di shumë mirë se cilët persona nuk duhet t’i mbash pranë, pasi prej tyre po humbet më tepër nga sa po fiton, ndaj mjaft i justifikove veprimet e tua të gabuara.
  4. Të tjerët shohin mënyrën se si ti dashuron, jo se si ndihesh kur dashuron. Veprimet dhe mënyra se si ti e shpreh dashurinë kanë një rëndësi shumë më të madhe, se sa mënyra se si ti ndihesh. Personi që ti dashuron, kërkon vëmendje dhe përkujdesje. Ti mund të ndihesh shumë mirë me ndjenjën që po përjeton, por duhet edhe ta shprehësh atë, sepse ndjenja e dashurisë nuk të përket vetëm ty, por edhe personit që të do ty, ndaj mos u trego egoist.
  5. Të tjerët shohin jetën që ti ndërton, jo justifikimet që ti nxjerr për situata të ndryshme përgjatë rrugës. Askush nuk të përkufizon ty më mirë, se sa jeta që ti ke krijuar për veten. Jeta jote është përmbledhje e gjithë shprehive, artit, pasioneve, besimeve dhe zgjedhjeve të tua, pra shërben si një pasqyrë e gjithçkaje që ti ke bërë për të ndërtuar realitetin tënd, ndaj duhet ta bësh atë një model për personat e tjerë, në mënyrë që ata të shohin veten dhe të duan të ndryshojnë për mirë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button