Horizonti.al

5 Eksperimente që mund të kishin shkatërruar botën

Screen Shot 2015-12-09 at 7.25.21 PM5. Shpimi Super i Thellë në Kola

Brenda Rrethit të Arktikut në skajin veriperëndimor të Rusisë, ndodhet gropa më e madhe e shpuar ndonjëherë në Tokë.

Shkencëtarët sovjetikë nisën ta shpojnë këtë gropë në vitin 1970, duke arritur, me kalimin e kohës, një thellësi prej 12262 metra, në vitin 1989.

Sovjetikët donin që të shponin nëpër koren e Tokës dhe në veshjen e sipërme, ndonëse askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte.

Frika se mos shkaktohej një fatkeqësi sizmike ndaj botës, apo edhe demonë nga ferri, rezultoi e pabazë.

… dhe projekti u braktis për shkak të temperaturave prej 177 gradë, që lejonin shkëmbinjtë të riktheheshin dhe të mbushnin gropën.

Screen Shot 2015-12-09 at 7.26.03 PM

4. Testi i Trinisë

Pjesë e Projektit Manhatan, i kryer në 16 korrik 1945, Testi i Trinisë ka qenë i pari shpërthim i një pajisjeje bërthamore.

Zhvillimi i bombës fillimisht u vonua për shkak të frikërave të shkencëtarit të projektit, Eduard Teller…

… i cili spekuloi se një bombë e tillë mund të ndizte atmosferën e Tokës me një reaksion jetëgjatë të bërthamave të Azotit

Llogaritjet e mëtejshme treguan se shanset për një reaksion të tillë ishin tejet të pakta, dhe zhvillimi i bombës vijoi.

Bomba prodhoi fuqinë shpërthyese të 21 kilotonëve tritol.

Pas kësaj, shkencëtari J. Robert Oppenheimer citoi një thënie të shkrimeve Hindu:

“Tani unë jam bërë Vdekja, shkatërrimtarja e botëve”!

Screen Shot 2015-12-09 at 7.26.51 PM

3. Large Hadron Collider (LHD)

Kur nisi punën në 10 shtator 2008, disa menduan se Large Hadron Collider-i (LHD) do t’i jepte fund botës.

Akseleratori 6 miliardë dollarësh i thërrmijave u projektua për të përshpejtuar rrezet e protoneve në një qark 17 milje, përpara se të përplaseshin mes tyre…

… për të stimuluar vrimat e zeza mikroskopike që u krijuan gjatë Big Bang-ut.

Disa menduan se këto vrima të zeza do të rriteshin dhe do të konsumonin Tokën…

Por shkencëtarët e hodhën poshtë këtë ide, duke përllogaritur se vrimat e zeza që do të mund të krijoheshin, do të avullonin për shkak të një fenomeni të njohur si Rrezatimi Hauking.

Screen Shot 2015-12-09 at 7.27.29 PM

2. Starfish Prime

Magnetosfera e Tokës është një shtresë e rëndësishme thërrmijash të ngarkuara që mbron atmosferën nga era diellore.

Atëherë, çfarë do të ndodhte, nëse një bombë e madhe atomike do të shpërthente atje? SHBA vendosën ta zbulojnë në vitin 1962.

Në përpjekje për të gjetur mënyra që të prishnin sistemet sovjetike të raketave, një bombë termobërthamore u shpërthye 250 milje mbi ishullin Johnston në Oqeanin Paqësor.

Shpërthimi 1.4 megaton mund të shihej 1450 km larg në Hauai, ku pulsi elektromagnetik dëmtoi dritat e rrugës dhe linjat telefonike.

Po kështu, një rrip artificial rrezatimi u krijua përreth Tokës. Ai zgjati 5 vjet dhe dëmtoi një të tretën e gjithë satelitëve në orbitën e poshtme të Tokës.

Screen Shot 2015-12-09 at 7.29.00 PM

1. SETI

“Kërkimi për inteligjencë jashtëtokësore” është emri kolektiv për një numër aktivitetesh që synojnë kërkimin për jetë jashtë Tokës.

Që në vitin 1896, Nicola Tesla hodhi teorinë se Radio mund të përdorej për të kontaktuar jetë aliene. Në vitin 1899, ai vëzhgoi sinjale që mendohej se vinin nga Marsi…

… dhe SHBA shpalli “Ditën Kombëtare të Radios”, mes 21 dhe 23 gushtit 1924, për të lejuar shkencëtarët që të dëgjojnë transmetime nga planeti i kuq.

Studimet aktuale përfshijnë teleskopë në Tokë dhe në hapësirë, teleskopë të mëdhenj valësh radio etj…

Por disa tremben prej këtyre përpjekjeve, që sipas tyre, mund të “zgjojnë” qytetërime aliene armiqësorë ndaj tonit…

Si për shembull Stefën Hauking, i cili përmend historinë e vështirë të njerëzimit, në takimet me qytetërime të tjerë, me një hendek të madh teknologjik. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button