A besoni në mallkimin e mumjes? Ai ndëshkonte mbreti Tut, ata që shqetësonin vendin ku prehej?
Jo shumë kohë pas zbulimit të Hoëard Carterit, nisën të shtohen zërat se një mallkim ishte çliruar. Si nisën këta zëra/ A ka ndonjë të vërtetë? Ja pesë fakte për mallkimin misterioz…
- Lordi Carnarvon, egjiptologu amator që financoi gërmimet, vdiq pesë muaj pas zbulimit të varrit. Kjo gjë shkaktoi një furtunë në media, që erdhi e u rrit kur u raportua që, ekzaktësisht në kohën e vdekjes së tij, në Kairo pati një errësirë totale. Pati thashetheme me bollëk, duke përfshirë edhe atë, sipas të cilit, Susie, qeni i Carnarvonit në Angli, lëshoi një hungërimë dhe ngordhi edhe ai. U tha se ishte i mallkuar, por në fakt Carnarvoni vdiq prej helmimit të gjakut nga një mushkonjë e infektuar.
- Vdekjet e pjesëtarëve të tjerë të palëve që morën pjesë në gërmime në varrin e Tutankhamunit, ndihmuan për forcimin e historisë së mallkimit. Por ndër dhjetëra vetët e përfshirë në gërmime, vetëm tetë vdiqën brenda 12 vitesh:
- Sekretari personal i Carterit, Richard Bethell u gjet i vdekur në shtratine tij në 1929.
- Babai i Bethell kreu vetëvrasje në rrethana të dyshimta në 1930.
- Sir Archibold Douglas-Reid ishte radiologu që kreu skanimin e trupit të Tutankhamunit – ai vdiq nga një sëmundje misterioze në 1924.
- Arthur Mace, anëtar i ekipit të gërmimeve, vdiq në 1928.
Edhe vizitorët nuk qenë të sigurtë. Princi Ali Kemal Fahmy u qëllua për vdekje nga e shoqja në 1923, pasi kish hyrë në varr.
- Shumë njerëz, përfshirë mjekun dhe biologun Dr. Ezzeddin Taha i Universitetit të Kairos, kanë thënë se sëmundjet misterioze mund të jenë pasojë e thithjes përmes ajrit të nëj lloj myku që gjendet brenda varrit. Helmi i lashtë mendohet të ketë mbijetuar në hapësirën e mbyllur për mijëra vite.
- Hoëard Carteri ishte skeptik për ndonjë mallkim por ai rrethohej nga supersticione. Thuhet se ditën kur u hap varri, një gjarpër kobra hëngri kanarinën e preferuar të Carterit. Kjo gjë u pa si simbol i mallkimit, pasi kobra është simboli i perëndeshës Vadjet, mbrojtëse e mbretërve dhe mbretëreshave të Egjiptit.
- U raportua se mbi hyrjen e dhomës ku ndodhej varri kishte një mbishkrim që thoshte: ‘Vdekja do u vijë menjëherë atyre që shqetësojnë vendin e prehjes së Faraonit”. Duket si shenjë ogurzezë, por ka dy probleme kyçe. Së pari, a ështëvërtetë aty? Varret kishin shumë hieroglife në mure, por ata supozoheshin të mbronin të vdekurit në botën e përtejme. Së dyti, për kë ishte? Vështirë se një mallkim i shkruajtur do mbante larg vjedhësit e varreve që nuk i lexonin dot./Bota.al