Horizonti.al

5 fakte për mallkimin e varrit të Tutankhamunit

tut

A besoni në mallkimin e mumjes? Ai ndëshkonte mbreti Tut, ata që shqetësonin vendin ku prehej?

Jo shumë kohë pas zbulimit të Hoëard Carterit, nisën të shtohen zërat se një mallkim ishte çliruar. Si nisën këta zëra/ A ka ndonjë të vërtetë? Ja pesë fakte për mallkimin misterioz…

  1. Lordi Carnarvon, egjiptologu amator që financoi gërmimet, vdiq pesë muaj pas zbulimit të varrit. Kjo gjë shkaktoi një furtunë në media, që erdhi e u rrit kur u raportua që, ekzaktësisht në kohën e vdekjes së tij, në Kairo pati një errësirë totale. Pati thashetheme me bollëk, duke përfshirë edhe atë, sipas të cilit, Susie, qeni i Carnarvonit në Angli, lëshoi një hungërimë dhe ngordhi edhe ai. U tha se ishte i mallkuar, por në fakt Carnarvoni vdiq prej helmimit të gjakut nga një mushkonjë e infektuar.
  2. Vdekjet e pjesëtarëve të tjerë të palëve që morën pjesë në gërmime në varrin e Tutankhamunit, ndihmuan për forcimin e historisë së mallkimit. Por ndër dhjetëra vetët e përfshirë në gërmime, vetëm tetë vdiqën brenda 12 vitesh:
  • Sekretari personal i Carterit, Richard Bethell u gjet i vdekur në shtratine tij në 1929.
  • Babai i Bethell kreu vetëvrasje në rrethana të dyshimta në 1930.
  • Sir Archibold Douglas-Reid ishte radiologu që kreu skanimin e trupit të Tutankhamunit – ai vdiq nga një sëmundje misterioze në 1924.
  • Arthur Mace, anëtar i ekipit të gërmimeve, vdiq në 1928.

Edhe vizitorët nuk qenë të sigurtë. Princi Ali Kemal Fahmy u qëllua për vdekje nga e shoqja në 1923, pasi kish hyrë në varr.

  1. Shumë njerëz, përfshirë mjekun dhe biologun Dr. Ezzeddin Taha i Universitetit të Kairos, kanë thënë se sëmundjet misterioze mund të jenë pasojë e thithjes përmes ajrit të nëj lloj myku që gjendet brenda varrit. Helmi i lashtë mendohet të ketë mbijetuar në hapësirën e mbyllur për mijëra vite.
  2. Hoëard Carteri ishte skeptik për ndonjë mallkim por ai rrethohej nga supersticione. Thuhet se ditën kur u hap varri, një gjarpër kobra hëngri kanarinën e preferuar të Carterit. Kjo gjë u pa si simbol i mallkimit, pasi kobra është simboli i perëndeshës Vadjet, mbrojtëse e mbretërve dhe mbretëreshave të Egjiptit.
  3. U raportua se mbi hyrjen e dhomës ku ndodhej varri kishte një mbishkrim që thoshte: ‘Vdekja do u vijë menjëherë atyre që shqetësojnë vendin e prehjes së Faraonit”. Duket si shenjë ogurzezë, por ka dy probleme kyçe. Së pari, a ështëvërtetë aty? Varret kishin shumë hieroglife në mure, por ata supozoheshin të mbronin të vdekurit në botën e përtejme. Së dyti, për kë ishte? Vështirë se një mallkim i shkruajtur do mbante larg vjedhësit e varreve që nuk i lexonin dot./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button