Horizonti.al

5 legjenda të lashta dhe tejet interesante për ëndrrat

Screen Shot 2016-05-27 at 07.29.52Nëpër vite, ka patur mendime të ndryshme mbi kuptimin e vërtetë të ëndrrave. Po kështu, kuptimi i ëndrrave ka qenë i ndryshëm, në varësi të kohëve dhe kulturave të ndryshme. Megjithatë, ka patur gjithmonë legjenda të lashta popullore për ëndrrat.

Baku

Baku, apo ngrënësi i ëndrrave është një shpirt i mbinatyrshëm në kulturat e lashta kineze dhe japineze. Thuhej se Baku kishte asftësinë të hante ëndrrat dhe makthet. Sipas legjendës, njerëzit që kanë makthe apo ëndrra të këqia mund t’i kërkojnë Bakut t’i ndihmojë. Në Japoni, fëmijët që shohin ëndrra të këqia mund të thërrasin Bakun duke thënë: “Baku-san, eja haje ëndrrën time”, tre herë me radhë. Më pas, besohet se Baku vjen dhe ha ëndrrën e keqe dhe fëmijë mund të shkojë të flejë i qetë. Thuhet gjithashtu se Bakun mund ta thërrasësh para se të shkosh në gjumë, për t’u mbrojtur nga ëndrrat e këqia.

Morfeu

Morfeu është perëndia e lashtë greke e ëndrrave dhe ndonjëherë quhej Zoti i gjumit. Besohej se Morfeu kishte aftësinë që të hynte në ëndrra dhe të dërgonte mesazhe nga Zoti. Në ëndrra, Morfeu shfaqet në formën e qenieve të rregullta njerëzore. Megjithatë, mendohej se pamja e tij e vërtetë fizike nuk ishte e tillë. Në realitet, ai dukej si demon me krahë të mëdhenj të zinj. Thuhej gjithashtu se aftsëia e tij për t’u maskuar ishte arsyeja përse u zgjodh si korrier i ëndrrave.

Mara

Në folklorin gjerman, besohej se Mara ishte një shpirt i keq që qëndronte mbi gjoksin e njerëzve kur këta flinin dhe i bënte të vuanin nga ëndrrat e këqia dhe makthet. Në shekullin 19, mendohej se Mara mund të hynte në dhomën e gjumit përmes vrimës së çelsit. Besohej gjithashtu se mund ta pengoje të hynte në dhomën e gjumit duke vendosur një fshesë me kokë poshtë prapa derës, ose duke thënë disa lutje. Ia vlen të përmendet se, fjala “Mara” është fjalë gjermane dhe ekuivalentja e saj në anglisht është “mare”, nga e cila buron edhe “nightmare” – makth.

Kapësi i Endrrave

Kapësit e ëndrrave janë ndoshta legjenda më e famshme e lashtësisë mbi ëndrrat. Ajo shkon pas në kohën e indianëve të Amerikës. Atëherë besohej se ishte një grua merimangë që kujdesej për fëmijët dhe njerëzit duke bërë një rrjetë merimange çdo mëngjes. Për arsye se gruaja merimangë nuk mund të kujdeset për këdo, popujt amerikanë indianë nisën të ngrejnë rrjetat e tyre të merimangës në kërkim të mbrojtjes. Më pas, ideja e rrjetave të merimangës u shndërrua në kapësen e ëndrrave. Besohej se kapëset e ëndrrave të ndryshonin ëndrrat. Vetëm ëndrrat e mira dhe pozitive mund të kalojnë përmes vrimave të rrjetës, ndërsa ëndrrat e këqia apo makthet mbesin në rrjetë. Më vonë, kapëset e ëndrrave janë dekoruar me sende të tjera, si për shembull rruaza dhe pupla.

Sandman

Sandman (mashtruesi, ose njeriu i rërës) është një tjetër legjendë e lashtë mbi ëndrrat, sidomos në folklorin europian. Thuhej se sandman-i vinte natën dhe hidhte rërë magjike në sytë e fëmijëve, për t’i bërë të ëndërrojnë. Sa herë zgjoheni me sytë me sklepa, kjo ndodh sepse njeriu i rërës ju ka vizituar kur keni qenë në gjumë. Në vitin 1841, njeriu i rërës u fut nga Hans Christian Anderseni në përrallën Ole Luk-oie. Më vonë, historia e njeriut të rërës u përshtat në shumë filma, libra, poema, këngë dhe në shfaqje televizive./bota.al

Leave a Reply

Back to top button