Çdo zyrë pune është e mbushur me personalitete nga më të ndryshme, por sipas një eksperti kolegët tanë kanë tendencë të ndahen në 6 kategori të ndryshme.
Hulumtimi i ri nga psikologu, Dr Lynda Shaw, ka zbuluar 6 lloje të ndryshme të personalitetit që ju do ti hasni me patjetër në zyrën tuaj.
Këto personalitete janë:
- Moskokëçarësi – ky person është gjatë gjithë kohës me kokë poshtë duke punuar dhe duke mos u shpërqendruar asnjëherë nga puna e tij.
- Personi që merret me thashetheme- është gjithmonë duke biseduar; në zyrë, në kuzhinë etj. Janë ata persona të cilët marrin nëpër gojë të gjithë stafin e kompanisë, ata dinë gjithçka për të gjithë.
- Punëtorët– Janë të parët që vijnë në punë dhe të fundit që largohen,puna është jeta e tyre; ata edhe mund të flenë në zyrë ,kaq shumë e duan atë
- Shakaxhiu– është gjithmonë duke qeshur dhe duke bërë batuta për çdo gjë .Është personi që i shkrin të gjithë së qeshuri dhe qendra e vëmendjes në ngjarjet e punës
- Llafazani- gjithmonë do e dini se kur ky person ka pasur një sukses pasi ai do jetë gjatë gjithë kohës duke folur për të .Këta persona nuk pushojnë kurrë së foluri për veten e vetë dhe arritjet e tyre
- I Turpshmi– është ai personi i turpshëm që mezi flet dy fjalë dhe që gjithmonë e mban kokën poshtë në punën e tij.
L.R/Bota.al/