Shendeti

5 mënyra të thjeshta se si të lehtësoni dhimbjet e fytit në kushte shtëpie

Dhimbjet e fytit janë ndër më të shpeshtat në kushtet klimaterike të vjeshtës dhe të dimrit. Ato shkaktohen zakonisht prej infeksioneve, si e ftohura e zakonshme, gripi,qarkullimi aktual i coronavirus, si dhe infeksioneve të ndryshmë bakteriale. Është zakonisht një shqetësim që kalon për një javë, por nëse shndërrohet në bezdisës dhe do ta largosh më përpara, ja çfarë duhet të përdorësh.

1. Uji me kripë

Gargaret me ujë dhe kripë nuk të sigurojnë një qetësim të menjëhershëm, por janë një mënyrë efektive për t’i vrarë bakteret, për të larguar mukusin e fytit dhe për të lehtësuar dhimbjet. Të duhet thjesht të përziesh gjysëm luge çaji me kripë në një gotë të vogël me ujë dhe të bësh gargare të vazhdueshme.

2. Mjalti

Mjalti është një nga zgjidhjet më të mira për dhimbjet e fytit, për shkak të vetive të tij antibakteriale. Ndërkohë që mjalti vepron për të reduktuar inflamacionin në fyt, siguron një qetësim të ndjeshëm tëdhimbjeve. Nëse krahas dhimbjeve të fytit, keni edhe kollë, mjalti është zgjidhja e duhur pasi frenon edhe kollën. Përzjeni dy lugë çaji me mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe mund ta pini disa herë përgjatëditës.

3. Limoni

Njësoj si mjalti dhe uji me kripë, edhe limoni ndihmon në pastrimin e mukusit dhe lehtësimin e simptomave të dhimbjes së fytit. Ajo çfarë është shtesë tek limoni, është vitamina C e cila forcon imunitetin dhe siguron fuqinë e nevojshme për të luftuar infeksionet. Për të lehtësuar dhimbjet e fytit, mjafton të përziesh një lugë çaji me lëng limoni në një gotë me ujë të vakët dhe ta pish.

4. Çajrat

Çdo lloj çaji ka efekte pozitive për lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Çaji jeshil përmban lëndëantibakteriale dhe antiinflamatore, ndërkohë që lufton inflamacionin, ai lehtëson edhe simptomat e dhimbjes së fytit. Edhe çaji i kamomilit ka po të njëjtat efekte, por mund të përdoret me prioritet nëse krahas dhimbjeve, kemi edhe ndryshime në zë, pasi vepron edhe si një lubrifikant natyral.

5. Gjumi i mjaftueshëm dhe lëngjet e tepërta

Nëse më sipër ju përmendëm çfarë mund të përdornit për të lehtësuar dhimbjet, në këtë pikë ju sjellim nëvëmendje rëndësinë e gjumit. Në çdo sëmundje apo gjendje infektive, sado efektivitet të kenë barnat apo mjekimet alternative që përdorim, inflamacioni nuk mund të luftohet aq mirë sa kur flemë mjaftueshëm. Nga ana tjetër, duhet të mbani parasysh që fyti dhemb kur inflamohet dhe qëndron i thatë, ndaj është e nevojshme të konsumoni lëngje vazhdimisht për të mos e lënë mukozën e fytit të qëndrojë e thatë dhe tëpersistojë dhimbja.

Back to top button