Psikologji

5 momentet kur duhet të kuptoni se marrëdhënia juaj ka arritur fundin…

Kur një marrëdhënie ka përfunduar, është më mirë të largohesh. Mos e ujit më tepër një lule tashmë të kalbur. Por kur mund ta dish se një marrëdhënieje i ka ardhur fundi? Më poshtë do të mund të lexoni gjashtë shenjat më të shpeshta.

  1. Personi tjetër nuk të kushton vëmendje.

Nuk ka aq shumë rëndësi koha që personi tjetër të kushton, por energjia që ai person ndan me ty. Nëse ndjenjat janë të njëjta për të dy, edhe energjia që ndahet do të jetë pak a shumë e njëjta, ndoshta ndonjëherë edhe në forma të ndryshme. Shpesh njerëzit ndajnë shumë energji për ta filluar një lidhje, por pak energji për ta përfunduar atë.

  1. Personi tjetër pret që ti të ndryshosh.

Partneri apo partnerja jote nuk duhet të presë që ti të ndryshosh, përveçse në rastet kur ndryshimi do të të bëjë ty mirë. Edhe në rastin e dytë, gjithsesi ndihesh keq, pasi dikush duhet të ta sugjerojë ndryshimin, jo të ta imponojë atë. Nëse personi që ke pranë ta imponon ndryshimin, edhe kur ti nuk e dëshiron, dije se është koha të largohesh. Merre gjithmonë parasysh se sa e vështirë është të ndryshosh vetë dhe do ta kuptosh se sa të vështirë e ka edhe personi tjetër këtë gjë. Mos bjer në dashuri me një lule duke u përpjekur t’ia ndryshosh asaj ngjyrën.

  1. Personi tjetër duhet t’i pranojë parimet që ju keni në jetë.

Prandaj edhe ekziston njohja paraprake përpara se të përfshihesh në një marrëdhënie, në mënyrë që më vonë të mos ketë përplasje lidhur me interesat dhe parimet që të dy personat kanë. Në momentin që personi tjetër nuk i pranon parimet dhe vlerat me të cilat ti je rritur dhe ke ndërtuar personalitetin tënd, është e kotë të qëndrosh më gjatë me atë person.

  1. Kur ti e ndjen që nuk po “rritesh” si individ.

Mund të ndodhë që një person po përfiton për njëfarë kohe më tepër nga një marrëdhënie dhe personi tjetër të vetëpërmirësohet përgjatë një periudhe tjetër kohë. Por në momentin që askush nga të dy nuk po përfiton diçka që e përmirëson si individ, ai është momenti i duhur kur duhet kuptuar se marrëdhënia juaj ka arritur fundin.

  1. Kur flisni shumë për kujtimet e së shkuarës duke harruar se përpara keni të ardhmen.

Është shumë normale të flisni për të shkuarën dhe për kujtimet e bukura që keni në të shkuarën, por duhet të keni përherë parasysh se gjërat ndryshojnë dhe kohërat kalojnë. Keni të pranishme të tashmen dhe përpara ju pret e ardhmja. Bëni mirë të mendoni seriozisht të ndërtoni plane për të ardhmen tuaj, ose do të mbeteni në të shkuarën duke e rrënuar vetë marrëdhënien tuaj.

/ nje mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button