Histori

Piratet femra më famëkeqe

Dikur ishte një besim i përbashkët mes piratëve, se pasja e grave në bordin e një anije ishte shenjë e një fati të keq, por kjo nuk i ndaloi disa zonja t’i bashkohen dhe madje drejtojnë banda të ndryshme piratësh. Le t’i hedhim një sy karrierës kriminale të 5 prej femrave pirate më famëkeqe në histori

Cheng I Sao

Mrs Ching wielding a sword  c.1810. Widow of pirate Admiral Ching who attacked the coasts of Annam and Cochin China, but was killed by the inhabitants. Mrs Ching took over command of surviviors and six large squadrons which made up the pirate fleet and was very successful. Source book by Yuentsze-yung-lun.  (Photo by Culture Club/Getty Images) *** Local Caption ***

Një nga piratet më me ndikim në histori, e filloi karrierën e saj në një bordello kineze. Cheng I Sao, apo “Gruaja e Cheng”, qe një ish-prostitutë e cila u martua me një detar të njohur me emrin Cheng I në vitin 1801. Ekipi i tyre, arriti shpejt të shndërrohet në një nga ushtritë më të forta pirate të Kinës. Fuqia e tyre përfshinte qindra anije dhe mbi 50 mijë njerëz, dhe preja ishin anijet e peshkimit, ato të furnizimit dhe fshatrat bregdetare në jug të Kinës.

Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1807, zonja Cheng mori në dorë të gjitha kompetencat, në partneritet të ngushtë me një toger të besuar dhe njëherazi të dashurin e saj të quajtur Chang Pao. Gjatë viteve që pasuan, ajo kreu shumë plaçkitje nëpër Azinë Juglindore, dhe arriti të ndërtojë një flotë, që rivalizonte marinën e shumë vendeve.

Ajo gjithashtu hartoi një kod të rreptë të sjelljes për piratët e saj. Dhunimi i të burgosurave femra, ishte një krim i dënueshëm me prerjen e kokës, në një kohë që dezertorëve u priteshin veshët. Mbretërimi i përgjakshëm i zonjës Cheng, e shndërroi atë në armikun publik numër një të qeverisë kineze, dhe në vitin 1810, u rekrutua flota detare britanike dhe ajo portugeze për ta kapur dhe çuar para drejtësisë.

Në vend se të arratisej në det, ajo ra çuditërisht dakord të dorëzojë flotën e saj, në këmbim të së drejtës për të mbajtur gjithë atë pasuri të pandershme që kishte krijuar. Zonja Cheng doli në pension, si një nga piratet më të suksesshme të historisë, dhe vazhdoi të drejtojë një shtëpi kumari deri në vdekjen e saj në vitin 1844, në moshën 69-vjeçare.

Ana Boni

2

Piratja famëkeqe, Ana Boni, e filloi jetën si vajza e paligjshme e një avokati të pasur irlandez. Në përpjekje për të fshehur prejardhjen e saj të dyshimtë, babai i saj e vishte si një djalë dhe e paraqiti në publik për një pjesë të rinisë së saj, si nëpunësin e tij të studios ligjore.

Ana u transferua më vonë në Amerikë, ku u martua me një marinar në vitin 1718 dhe së bashku udhëtuan për në ishullin e prekur nga fenomeni i piratëve në Providencën e Re në Bahamas. Atje, ajo e braktisi burrin e saj, dhe ra nën ndikimin e Xhek Rakam, një pirat pompoz i cili e zhvillonte aktivitetin e tij në Karaibe.

Boni kishte qenë gjithmonë e njohur për “temperamentin e saj të ashpër dhe të guximshëm”. Sipas një legjende, në një rast ajo rrahu një burrë gati për vdekje, kur ky u përpoq ta përdhunonte, dhe ajo shpejt tregoi ajo mund ta përpinte rumin, përdorte pistoletën dhe krahasohej me pjesëtarët me të mirë të ekuipazhit të Rakam.

Boni lidhi më vonë miqësi të fortë m piraten tjetër femër Meri Rid, dhe së bashku luajtën një rol kryesor në organizimin e sulmeve kundër anijeve të vogla të peshkimit dhe galerave tregtare, në verën dhe vjeshtës e vitit 1720. Karriera e Bonit nëpër detra, u ndërpre në tetor të atij viti, kur anija e Xhekut, “Calico”, u kap nga një grup tjetër piratësh. Xheku dhe disa burra të tjerë u ekzekutuan, por Meri dhe Rid u falën, pasi u zbulua se ishin të dyja shtatzëna.

Meri Rid

UNSPECIFIED - NOVEMBER 16:  Mary Read (1690-1720) english woman pirate, engraving, colorized document  (Photo by Apic/Getty Images)

E lindur në Angli në fund të shekullit XVII-të, Meri Rid, e kaloi shumicën e rinisë së saj e maskuar si gjysmë-vëllai i saj i vdekur, në mënyrë që nëna e saj pa para të mund të rrjepte financiarisht gjyshen e djalit. Duke shpresuar të shuante etjen e saj për aventura, ajo më vonë mori emrin Mark Rid, duke kryer një sërë punësh tradicionalisht mashkullore, fillimisht si ushtar dhe më vonë si një marinar në fushën e tregtisë.

Rid u bë pirate në fund të vitit 1710, pasi piratët sulmuan anijen ku ajo ishte duke punuar, dhe u impresionua aq shumë saqë u fut në radhët e tyre. Ajo më vonë u bë pjesë e anijes së piratit të njohur Xhek Rakam, ku u njoh dhe mbajti miqësi me Ana Bonin ku e zbuloi se ishte grua.

Rid lundroi vetëm për disa muaj me këtë anije, por gjatë asaj kohe fitoi një reputacion të frikshëm. Një prej bëmave të saj më të famshme ndodhi në në tetor 1720, kur ajo dhe Boni luftuan egërsisht gjatë një sulmi nga gjuetarët e piratëve.

”A ka ndonjë burrë ndër ju”-thuhet se u bërtiti piratëve meshkuj poshtë kuvertës ”le të dalë dhe për të lufojë si burrë!”. Pavarësisht heroizmit të treguar, ajo dhe pjesa tjetër e ekuipazhit u kapën dhe akuzuan për pirateri. Rid e shmangu ekzekutimin duke pranuar se ishte shtatënë, por ajo u sëmur nga ethet dhe vdiq në burg.

Grejs O’Mallej

4

Gjatë kohës kur shumicës së grave iu mohohej arsimimi dhe mbaheshim të mbyllura në shtëpitë

e tyre, piratja Grejs O’Mallej udhëhiqte një flotë prej 20 anijesh, që ngriti krye kundër forcës së monarkisë britanike. E njohur ndryshe si “Granuaille”, ose “Tullacja” për zakonin e prerjes shkurt të flokëve, O’Mallej lindi në një klan të fuqishëm, që bënte ligjin në brigjet e Irlandës perëndimore.

Pas marrjes së drejtimit të punëve në vitet 1560, ajo e vazhdoi traditën familjare të piraterisë, duke plaçkitur anijet angleze dhe spanjolle, si dhe sulmuar krerët rivale.

Aventurat e saj ishin legjendare – në një prej tyre pretendohet se luftoi në det, vetëm një ditë pas lindjes së fëmijës, por ndërkohë shkaktoi zemërimin e autoriteteve. Ajo u detyrua të sprapsë një rrethim kundër fortesës së saj në Kështjellën Rockfleet në vitin 1574, dhe më vonë u burgos për 18 muaj, pasi ajo u kap gjatë njërës nga plaçkitjet e saj.

O’Mallej rifilloi grabitjet pas lirimit, por më shumë telashe mbërritën në fillim të vitit 1590, kur autoritetet britanike e konfiskuan flotën e saj. Me asnjë vend për të shkuar, piratja 63-vjeçare i bëri në mënyrë direkte Mbretëreshës Elizabet I. Gjatë një audiencë të famshme mbretërore në Londër, O’Malley e portretizoi veten si një një grua të moshuar e të lodhur, ndaj i kërkoi Mbretëreshës t’ia kthente anijet e saj, liruar një prej djemve të kapur, dhe lejuar të dalë në pension në paqe. Kjo lutje funksionoi, por duket se “Granuaille” nuk e mbajti premtimin e saj – të dhënat tregojnë se ajo dhe djemtë e saj vazhduan të piratojnë deri në vdekjen e saj në vitin 1603.

Rejçëll Uoll

5

Biografia e Rejçëll Uoll, është mbushur me mite dhe legjenda, por në qoftë se tregime të caktuara rreth saj janë të vërteta, ajo ishte një nga gratë e para dhe të vetme amerikane që praktikoi piraterinë. Sipas të dhënave, Uoll kishte lindur në Pennsilvani, ndërsa ishte larguar nga shtëpia që adoleshente, duke u martuar me një peshkatar me emrin Xhorxh Uoll.

Çifti u vendos në Boston dhe u përpoq të ndërtojë njëfarë jetese, por problemet e vazhdueshme për shkak të mungesës së parave, bënë që përfundimisht ata t’i hyjnë rrugës së krimit. Në vitin 1781, Uollët blenë një barkë të vogël, dhe se bashku me disa detarë të varfër, filluan të grabisin anije në brigjet e Nju Inglëndit. Strategjia e tyre ishte sa e zgjuar, aq edhe brutale.

Sa herë që kishte stuhi, piratët e modifikonin barkën e tyre për t’u dukur sikur ishte e shkatërruar nga dallgët. Më pas Rejçëlli e hijshme, do të qëndronte në kuvertë duke kërkuar ndihmë nga anijet që kalonin pranë. Kur ekipet e shpëtimit afroheshin pa dyshuar, piratët hipnin menjëherë në anije, grabisnin dhe vrisnin anëtarët e ekuipazhit.

‘Kënga e Sirenës” së çiftit Uoll, mund të ketë joshur më shumë se një duzinë anijesh deri kur fati i tyre shteri në vitin 1782, kur një stuhi e shkatërruaroi realisht barkën e tyre dhe vrau Xhorxhin. Rejçëll vazhdoi grabitjet e saj në tokë, dhe u arrestua më vonë në vitin 1789, me akuzën e sulmit dhe plaçkitjes së një gruaje në Boston.

Ndërsa ndodhej në burg, ajo shkroi një rrëfim pendese duke pranuar “thyerjen e Sabatit, vjedhjen, gënjeshtrën, mosbindjen ndaj prindërve, dhe pothuajse çdo mëkat tjetër që një person mund të kryejë, me përjashtim të vrasjes”. Për fatin e saj të keq, ndjesa e Uoll nuk ishte e mjaftueshme për të ndikuar në vendimin e autoriteteve. Kur u var në Boston në 8 tetor, ajo u bë gruaja e fundit e ekzekutuar ndonjëherë në Masaçusets. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button