Horizonti.al

5 super-armë të nazistëve

nazi 2

  1. Arma Orbitale e Diellit

Arma e Diellit. Helio-rrezja. Pasqyra gjermane e hapësirës. Këto janë të gjitha terma për atë që mund të jetë ideja më fantastike e të gjithë armatimit të nazistëve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup fizikanësh gjermanë iu përveshën punës për të krijuar një super armë, e cila do të ruante dominimin e nazistëve mbi të gjithë njerëzimin.

Duke u vërtitur në orbitë 8000 kilometra mbi Tokë, kjo pasqyrë gjigande parabolike do të përqëndronte energjinë e diellit në një pikë të vetme të Tokës.

Të gjithë armiqtë do të shihnin rezervuarët e tyre të avullonin, të korrat e tyre të thaheshin, qytetet të merrnin flakë, njerëzit të shkriheshin si dyllë…

Pasqyra, e cila kërkonte një sipërfaqe prej 3.5 miljesh katrorë, ishte një objektiv afatgjatë i Rajhut të Tretë, e që mendohej se do të kërkonte 50 vite për t’u përfunduar.

Megjithatë, për shkak të fitores së Aleatëve, Arma e Diellit nuk u realizua kurrë…

  1. Raketa V-2

Po si do të arrinin nazistët në hapësirë? Një përgjigje potenciale ishte raketa Vergeltungswaffe 2 (V-2), e para raketë balistike e botës.

Ajo ishte njëkohësisht, i pari objekt i realizuar nga dora e njeriut, që arrintë fluturimin hapësinor nënorbital, duke arritur një lartësi 189 km gjatë një fluturimi testimi, në qershor 1944.

E zhvilluar nga Verner von Braun, raketa fluturoi në një lartësi afro 100 km dhe më pas ra drejt objektivit të saj, me shpejtësi 3 herë më të lartë se ajo e zërit.

Suksesi ishte i kufizuar, për shkak se V-2 kërkonte shumë burime të gjermanëve. Për shembull duheshin 30 tonë patate që të distiloheshin për një lëshim të vetëm.

Por programi dhe shkencëtarët e tij hapën rrugën për eksplorimin hapësinor, duke përfshirë raketat Saturn të NASA-s, që dërguan njeriun në Hënë.

  1. Bomba e Pistë Bërthamore

Shumë kohë përpara garës hapësinore të shekullit 20, kishte një tjetër garë… për bombën e parë atomike.

Ndërkohë që në SHBA kish nisur Projekti Manhatan, gjermanët po bënin përpjekjet e tyre në eksplorimin e armëve bërthamore.

Ndryshe nga bomba atomike standarte që merr energji prej shkrirjes bërthamore, ajo e gjermanëve mendohej të ishte një bombë e pistë më pak e sofistikuar.

Kjo bombë e pistë do të përdorte eksplozivë tradicionalë, të kombinuar me uraniumin radioaktiv 235, me qëllim që të shkaktonte shkatërrim maksimal.

Ku kishin në plan ta shpërthenin nazistët një bomë të tillë? Programi nazist i bombardimit të Amerikës synonte gjithmonë të sulmonte SHBA, mundësisht Nju Jorkun…

  1. Fritz X

E zhvilluar në 1938 dhe e vënë në përdorim në 1943, Fritz X e nazistëve, ishte një raketë anti-anije e lëshuar nga ajri që u përdor gjatë Luftës së Dytë.

E pajisur me një sistem lidhje radio, Fritz X komandohej nga bombarduesi që e lëshonte prej avionit të tij.

Një flakë tek bishti lejonte që Fritz X të shihej gjithmonë nga kontrolluesi, dhe gjatë rënies, shpejtësia e saj i afrohej asaj të zërit.

E krijuar për anijet e mëdha të Aleatëve, ajo mund të shponte 130 mm çelik dhe ishte e famshme për saktësinë e lartë.

Suksesi më i madh i armës u arrit në 8 shtator 1943, pas firmosjes së armëpushimit të Italisë me Aleatët.

Për të mos lejuar që anijet italiane të binin në duart e Aleatëve, Gjermania hodhi dy raketa Fritz X mbi luftanijen italiane Roma, duke vrarë 1255 persona.

  1. Topi V-3

Verteltungswaffe 3, e Gjermanisë naziste, e njohur edhe si V-3 nuk ishte armë e zakonshme – por ishte një superarmë.

V-3 përdorte një shtytës të dytë, kështu që kur predha e lëshuar kalonte barelën, një ngarkesë e dytë e shtynte më fort.

Sapo kishin pushtuar Parisin, nazistët e pozicionuan V-3 në fortesën e tyre ushtarake të sapondërtuar, Mimoyecques, në veri të Francës.

Në thelb një top, superarma V-3 ishte 140 metra e gjatë dhe në gjendje të dërgonte predha deri 165 km larg – shënjestra e saj ishte Londra.

Megjithatë, Mimoyecques u godit nga bombat e Aleatëve dhe V-3 nuk u përdor kurrë me sukses.

Dhe kështu, V-3 ka mbetur mister në histori, ashtu si gjithë superarmët e tjera të nazistëve./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button