Psikologji

5 të vërteta të trishta në jetë, të cilat çdokush duhet t’i mësojë e të mos i harrojë kurrë…

E vërteta e parë: Askush nuk është i vërtetë në këtë jetë, përveç prindërve. Të gjithë do të të zhgënjejnë një ditë, madje edhe ata që sot ndoshta mendon se nuk do ta bënin kurrë. Njeriun e njeh vetëm në momentin që i cënohen interesat, ndaj mos u surprizo asnjëherë, as nga ata që u bëson shumë. Vetëm prindërit, vetëm ata nuk kanë për të zhgënjyer ndonjëerë…

E vërteta e dytë: Një person i varfër nuk ka miq. Deri këtu kemi arritur, saqë e gjykojmë një person nga pasuria dhe të mirat materiale që ka. Askush nuk do të rrijë në ditët e sotme me një person të varfër, dhe nëse rri, do ta paragjykojë atë në një ditë apo në tjetrën, pasi njerëzit e sotëm vlerësohen nga pasuria që kanë. Kultura vjen në plan të dytë.

E vërteta e tretë: Njerëzit nuk i vlerësojnë mendimet apo shpirtin e mirë, por vetëm paraqitjen e mirë. Keni dëgjuar ndonjëherë që dikush të shprehet për dikë tjetër: “Ka një shpirt shumë të mirë” e pastaj të mos shtojë: “por nuk është e paraqitshme”? Është e pamundur ta dëgjosh diçka të tillë në një shoqëri që ngulmon shumë në disa “kritere perfeksioni” të vendosura nga vetë ne.

E vërteta e katert: Personi që do më tepër, ka për të të lënduar më tepër. Kjo është më se e vërtetë dhe e logjikshme. Dikush që do më shumë, të lëndon më tepër se sa dikush që nuk e do aq shumë…

E vërteta e pestë: Njerëzit respektojnë paratë, jo personin që kanë përballë. “Je i pasur? Të respektojnë. Je i varfër? Të shkelin me këmbë”, ky është parimi i shoqëisë sonë. Nuk ka të bëjë fakti se mund të kesh një personalitet që imponon respekt. Nëse nuk ke lekë, do të të lënë përherë mënjanë dhe herët a vonë do ta kuptosh këtë gjë, ama mos u demoralizo nga personat e tillë.

Leave a Reply

Back to top button