Psikologji

5 tiparet më të rëndësishme të një femre të fortë. Ndoshta i ke edhe ti…

  1. Ajo kujdeset për vete dhe nuk përpiqet të bëjë gjëra për të rënë në sytë e të tjerëve. Mban përgjegjësi për gjithçka që bën dhe nuk ia hedh fajin askujt për asgjë që ndodh. Është femër punëtore, e dashur dhe që beson tek vetja.
  2. Ndihet rehat me paraqitjen dhe karakterin e saj. Një femër e fortë i di vlerat e saj dhe ka besim të fortë tek vetja. Mund të ndodhë të jetë ndonjëherë e pasigurtë (sepse edhe ajo është njeri), por përherë do ta shohë veten me krenari në pasqyrë. Ajo e kupton se gjëja që ka rëndësi, është mendimi i saj për veten, jo mendimi i të tjerëve për të.
  3. Arrin të fitojë pavarësinë dhe nuk përpiqet që dikush t’ia mundësojë atë. Me pak fjalë, nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj dhe kjo është diçka pozitive. Një femër e pavarur nuk varet nga askush për të plotësuar nevojat e saj. Asaj i pëlqen t’ia dalë vetë mbanë, pa pasur nevojë për ndihmën e dikujt tjetër. E pranon mbështetjen, pasi kushdo ka nevojë për mbështetje dhe motivim, por jo ndihmën për t’ia dalë mbanë.
  4. Nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Në shumicën e rasteve, ajo arrin të korrë shumë suksese dhe rastis që të tjerët ta falenderojnë, apo ta vlerësojnë, shpesh duke i kërkuar edhe ndihmë. Shumica e njerëzve janë të tillë që shpesh i falenderojnë të tjerët në duke dhe tallen me ta prapa krahëve. Një femër e fortë e di këtë gjë, ndaj nuk i pëlqen fare të njihet për sukseset e saj tek të tjerët.
  5. Është e fortë, por edhe tepër e ndjeshme. Në dukje një femër e fortë sillet gjithë ftohtësi, sepse mendon se shprehja e ndjenjave në mënyrë të hapur tek dikush, e bën atë të duket më e dobët. Ndërkohë, nëse ti arrin të fitosh besimin e saj, do ta kuptosh shumë mirë se një femër e ndjeshme është edhe tepër e ndjeshme dhe vetëm kur ajo të të besojë plotësisht, do të të tregojë çdo problem që ka në jetën e saj. Përgatitu mirë, sepse një femër e vërtetë konsideron probleme ato që janë probleme të vërteta, jo gjërat e vogla që personave të tjerë mund t’u duken si probleme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button