Psikologji

5 zakonet që duhet të përvetësosh, për të përdorur gjithë potencialin tënd…

  1. Zgjohu shpejt.

Një nga zakonet e njerëzve të suksesshëm është zgjimi shpejt. Richard Branson, Tim Cook, apo Howard Schultz zgjohen që në orën 05:30 të mëngjesit. Zgjohu shpejt dhe do të kesh dy orë më tepër se gjithë të tjerët që zgjohen rreth orës 7 të mëngjesit.

  1. Medito herët në mëngjes.

Praktika e meditimit jo më kot vazhdon të përdoret prej shekujsh tashmë. Praktika e meditimit të përditshëm mund të të ndihmojë të çlirosh stresin, të shtosh lumturinë dhe të reduktosh inatin. Gjithashtu, meditimi do të të ndihmojë të jesh më i/e përqendruar në mendimet e tua dhe të përballesh më mirë me situatat e vështira. Meditimi çdo mëngjes jua rifreskon mendjen dhe trupin, ndaj është një mënyrë e mirë për ta nisur ditën tuaj.

  1. Praktiko falenderimin.

Të gjithë jemi të zënë në rutinën tonë, ndaj është e lehtë të harrosh gjërat, për të cilat duhet të jesh falenderues. Mirëpo duhet ta praktikosh mirënjohjen përditë. Kujtohu përherë se për sa shumë gjëra mund të jesh falenderues. Shkruaji ato në një ditar tëndin, thuaja njerëzve të tjerë, ose thjesht mendoji gjithmonë gjërat që duhet të jesh falenderues që i ke.

  1. Lexo më shumë.

Njerëzit më të suksesshëm në botë lexojnë shumë. Bill Gates dhe Warren Buffett thone se shkaku i suksesit të tyre është leximi i vazhduar i librave. Me kaq shumë negativitet në rrjetet sociale, duhet të jesh i/e sigurtë se leximi është mënyra më i mirë për ta kaluar kohën tënde. Vendosi vetes synim të lexosh çdo ditë e më shumë. Nis me 15-20 minuta dhe rrite kohën e kaluar përpara një libri. Mund të dëgjosh edhe libra në versione audio, siç kanë dalë kohët e fundit online. Mjafton të jesh në kontakt me fjalë dhe njohuri të reja.

  1. Bëj diçka të frikshme.

Truri kërkon t’i shmangë situatat jo të rehatshme dhe të frikshme. Por nëse jeton në zonën tënde të rehatisë, ti kurrë nuk ke për ta çliruar potencialin tënd të vërtetë. Mos ki frikë nga refuzimi apo dështimi dhe fillo të dalësh nga zona jote e rehatisë. Duke vepruar kështu, ti do të rritesh, do të mësosh dhe do të përshtatesh më mirë se kurdoherë tjetër dhe vetëbesimi yt do të forcohet më tepër se kurrë më parë.

Gjëja më e mirë e këtyre pesë ritualeve është se ato mund të bëhen në 15 minuta ose më pak se kaq. Ndaj, kushtoja vetes kaq pak kohë dhe bëhu versioni më i mirë i vetes tënde. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button