Psikologji

6 gjëra shumë të thjeshta, që gratë i duan nga burrat

1. Respekt

Gratë duan të respektohen.

Kjo është e vërtetë për shumicën e njerëzve në planet, por gratë janë shprehur se shpesh ndihen më pak të respektuara nga partnerët e tyre sesa do të dëshironin. Është e mundur që, si burra, harrojmë se respekti për të cilin flasin gratë, është më shumë se sa manierat e mira në praninë e tyre.

Gratë dhe burrat janë intelektualisht të barabartë dhe po aq të aftë sa njëri-tjetri në shumicën e detyrave. Megjithatë, si burra, shpesh përpiqemi të përvetësojmë, kontrollojmë ose shpërfillim kontributet e tyre jo vetëm në vendin e punës, por edhe në marrëdhënie. Një rregull i mirë është të mendoni për respektin që do të dëshironit për vete, dhe pastaj të tregoni të njëjtin nivel respekti ndaj grave në jetën tuaj.

2. Vëmendje

Shumica e grave duan vëmendje. Kështu që bëjeni zakon të prekni, përqafoni, dhe flisni për gjërat e vogla që kanë ndodhur gjatë ditës. Këto ju ndihmojnë të lidheni më fort me partneren.

3. Ndershmëri

Ndershmëria shkon krah për krah me respektin dhe është e patjetërsueshme në një marrëdhënie të shëndetshme. Praktikoni respektin për partneren tuaj duke qenë të ndershëm në çdo kohë. Ajo është e rritur dhe nëse ju bën një pyetje, qoftë për pamjen, sjelljen apo ndonjë gjë tjetër – jini të ndershëm me të.

4. Argëtim

Kur ndaleni e mendoni përse njerëzit hyjnë në një marrëdhënie, ndoshta do të mendoni për dashurinë, fëmijët ose rritjen së bashku. Por, nëse e mendoni më thellë, filloni një marrëdhënie sepse ndjeni kënaqësi me personin tjetër.

Diçka në të qenit së bashku ju bën të lumtur dhe kjo me të vërtetë nuk ndryshon kurrë. Vajzat dhe gratë me të vërtetë duan të argëtohen.

5. Seks dhe romancë

Po, edhe gratë duan seks.

Por mos lini pas dore romancën. Ndonëse mund ta duan seksin njësoj si burrat, gratë e konsiderojnë një eksperiencë personale të lidhur me dashurinë. Kjo e bën përfshirjen e romancës në ekuacion, një pjesë të rëndësishme për jetën seksuale. Romanca rri edhe vetë. Nuk ka pse çon gjithmonë në seks. Me fjalë të tjera, mos prisni të hidheni menjëherë në shtrat, sa herë që sillni lule në shtëpi.

6. Pranim

Të gjithë e dëshirojmë, apo jo?

Gratë ndiejnë shumë presion për t’u përshtatur, qoftë nëse bëhet fjalë për dukjen, apo sjelljen. Sekreti është se atyre nuk u pëlqen.

Gratë në jetën tuaj kanë të meta. Përpiquni ta pranoni ashtu si është. Sado që burrat akuzojnë gratë se ato përpiqen t’i ndryshojnë, burrat mund të jenë po aq “të këqinj”. Me siguri nuk doni t’ju thuhet vazhdimisht të ndryshoni, kështu që mos ia kërkoni as asaj. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button