Zodiak

6 sekrete për Binjakët, që çdokush duhet t’i dijë

Të gjithë të lindurit nën këtë shenjë kanë mjaft karakteristika unike që shpesh nuk vihen re që me takimin e parë. Ndaj, për t’ju dhënë një ide se çfarë nënkupton me të vërtetë të jesh një Binjak, hidhi një sy cilësive më të shpeshta të personalitetit të tyre.

  1. Përshtaten lehtë.

Ata janë të gatshëm të provojnë çdo gjë të paktën një herë në jetë. Do të ndihen të lumtur teksa marrin pjesë në mjaft aktivitete të reja, apo teksa planifikojnë aventura të ndryshme argëtuese. Janë mjaft fleksibël dhe në gjendje të ndryshojnë në çdo moment. Planet e prishura nuk ia prishin ditën, por mendohen se çfarë të bëjnë ndryshe për mirë.

  1. Janë ekstrovertë.

Personat e shenjës së Binjakëve janë qenie tepër sociale. Ata janë shpesh qendra e vëmendjes në çdo festë, në të cilën marrin pjesë. Kanë përherë diçka interesante për të thënë dhe kurrsesi nuk dhurojnë biseda të mërzitshme. Zakonisht marrin pjesë në biseda të thella për jetën, por mund të përshtaten lehtë edhe me lloje të tjera bisedash.

  1. Janë inteligjentë.

Arsyeja se pse Binjakët kanë përherë diçka interesante për të thënë, është se kanë një kokë të mbushur plot me informacione. Janë tepër kuriozë dhe të gatshëm të mësojnë gjëra të reja në çdo mundësi që u jepet. Shpesh mund ta shohësh një person të shenjës së Binjakëve me një libër në dorë, apo duke kërkuar informacione të ndryshme në internet. Janë të mirë në dhënien e këshillave.

  1. “Nuk kam vendosur akoma”.

Për shkak të inteligjencës së tyre, Binjakët mund të jenë tepër analizues përpara se të ndërmarrin vendime. Mos u kërkoni njerëzve të kësaj shenje të zgjedhin një vend për të darkuar, apo një film për të parë, pasi mund të kalojnë orë duke u menduar për të dhënë mundësinë më të mirë. Mundet edhe të nervozohen, apo të jenë në ankth, nëse u duhet të marrin vendime të rëndësishme psh. për studimet apo jetën e tyre përsonale.

  1. Janë impulsivë.

Një nga cilësitë disi negative të Binjakëve, është se mund të jenë paksa impulsivë. Kjo gjë mund t’i çojë drejt vendimeve të gabuara, psh. duke qenë se ata pëlqejnë të shpenzojnë për veshje, nëse kanë një sasi të kufizuar parash, mund ta shpenzojnë atë për një veshje të bukur që e kanë parë diku, në vend që ta shpenzojnë për të paguar qeranë e shtëpisë së tyre. Impulsiviteti mund t’ia bëjë edhe të vështirë të arrijnë objektivat e tyre, sepse e humbasin lehtë interesin për punën që po bëjnë dhe përqëndrohen në diçka tjetër.

  1. Janë dyshues.

Për shkak të impulsivitetit dhe paaftësisë së tyre për të marrë vendime, njerëzit e shenjës së Binjakëve mund të jenë tepër dyshues. Nëse bën plane me një Binjak, tregohu i kujdesshëm sepse mund t’i anullojnë të gjitha në momentin e fundit. Nuk janë egoistë, janë thjeshtë paksa të papërgjegjshëm. Ata përpiqen t’i shmangin gjithë detyrat e mërzitshme dhe aktivitetet e lodhshme me çdo kusht. Janë ndryshe në marrëdhënie, në të cilat veprojnë me besnikëri, por që edhe në to u pëlqejnë aventurat.

Leave a Reply

Back to top button