Psikologji

6 shenja të qarta të lodhjes mendore. Lexoni edhe mbi këshillat se si t’i menaxhoni këto shenja

Të ndodh të ndihesh shpesh i lodhur? Të ndihesh sikur nuk ia del dot më mbanë? Trupi në këtë gjëndje të jep sinjale. Edhe shëndeti mendor i një personi lodhet dhe kjo është arsyeja se pse truri ka nevojë të pushojë njësoj si trupi. Këto janë gjashtë shenjat e lodhjes mendore :

1. Nuk arrin dot t’i kuptosh njerëzit që flasin rreth teje.

Truri yt nuk e përballon dot më një bisedë tjetër? Nëse nervozohesh teksa i dëgjon njerëzit e tjerë të flasin rreth teje, atëherë kjo mund të jetë një shenjë që mendja jote po të thotë se ka nevojë për pushim. Merr kohë për të qenë i vetëm dhe për t’u qetësuar në një mjedis të qetë.

2. Ndodhin shumë gjëra rreth teje dhe nuk arrin t’i menaxhosh siç duhet.

Fëmijët po luajnë e po bërtasin, televizori është i ndezur, po të telefonojnë… Po ndodhin kaq shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe kjo nuk është diçka e mirë për trurin tënd. Truri nuk është projektuar për të përballuar kaq shumë gjëra njëkohësisht. Bëji gjërat me radhë dhe ke për të gjetur qetësi.

3. I harron gjërat.

Duhet të shkoje në darkë mbrëmjen e shkuar. Ke harruar martesën e mikut tënd. Nuk e mban mend pse shkove në dyqan. Këto janë shenja të qarta se je duke bërë shumë gjëra njëkohësisht. Bëj një renditje të gjërave që duhet të bësh çdo ditë, sepse truri i memorizon më mirë gjërat e mbajtura shënim. Mundet që, pas kësaj, të mos i harrosh më gjërat.

4, Ndihesh i lodhur fizikisht pa arsye.

Ke fjetur shumë, por ndihesh sërish i lodhur. Ke ndjesinë sikur nuk mund të lëvizësh dot një muskul të vetëm. Kjo gjendje fizike ka shumë lidhje me atë që po ndodh në mendjen tënde. Kur ul ritmin mendor, trupi yt funksionon siç duhet. Ndërkohë, nëse po përjeton simptoma fizike të pashpjegueshme, mendja jote mund ta ketë fajin. Përpiqu të jesh i vetëdijshëm në çdo moment. Mbylli sytë dhe merr frymë thellë. Të jesh i vetëdijshëm e lejon trupin të jetë me reaktiv.

5. Nuk arrin të mendosh.

Je në punë dhe mendja jote ndalon në funksionuari. Truri yt nuk i bën dot më lidhjet e duhura midis gjërave. Mendja jote po sillet si një kompjuter i bllokuar. Jepi trurit tënd pak kohë për ta marrë veten. Qetësohu dhe sigurohu të kesh shëndetin e duhur mendor, pasi nëse truri lodhet, mundësitë që të ndjesh edhe lodhje fizike janë të mëdha.

6. Je një përzierje emocionesh.

Çdo gjë të duket konfuze. Nuk e di nëse duhet të qash apo të qeshësh. Miqtë të pyesin se çfarë po ndodh me ty, ndërkohë që ti qesh dhe qan me intervale të gjata kohore. Të gjitha këto janë shenja se ekuilibri yt emotive është zhdukur. Si rezultat ndaj lodhjes, duhet të gjesh diçka që t’i ekuilibrojë këto emocione. Ushtrimet fizike, meditimi, dëgjimi i muzikës ndihmojnë shumë në këto raste. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button