Psikologji

6 shenjat që tregojnë se jeni të rrethuar nga njerëz të këqinj

Ne takojmë shumë njerëz çdo ditë, nga disa tërhiqemi si me magnet. Këta njerëz, janë ata të cilëve nuk mund t’ua kuptojmë personalitetin, ata të cilëve priremi t’u besojmë verbërisht, por edhe ata që na dëmtojnë më shumë.

Si mund ta kuptojmë nëse ata përreth nesh janë njerëz të këqinj?

Më poshtë do të gjeni 6 shenjat që e tregojnë:

1. Asnjëherë nuk merr përgjegjësitë e tij

Nëse personi përreth jush ka tendencë të fajësojë për veprimet e tij të tjerët, ose fajëson të tjerët për dështimet e tij, ai është ndoshta person i keq, qëllimi i të cilit është të bëjë që të tjerët të dalin keq. Qëndroni larg këtyre njerëzve, vetëm do të sjellin energji negative në jetën tuaj.

2. Është oportunist

Nëse personi përreth jush ju përdor, ju shkruan, ose ju kërkon në kohë nevoje, është padyshim një person që nuk do të bëjë asgjë tjetër, përveç se do të dëmtojë jetën tuaj. Njerëzit si këta, nuk bëjnë asgjë tjetër, veç dëm, kështu që është mirë të qëndroni larg prej tyre.

3. Ka një personalitet të dyfishtë

Njerëzit e këqij kanë dy fytyra, një që jua tregojnë për aq kohë sa do të jeni të dobishëm për jetën e tyre dhe një që vetëm do ta tregojnë për të lënduar të tjerët. Nuk keni nevojë për njerëzit e rremë që të jeni të lumtur. Mbajini larg sa jeni në kohë.

4. Gënjeshtra, zili dhe konkurrencë

Njerëzit e këqinj i njihni nga shumë gënjeshtra që kanë prirjen të thonë. Ata kurrë nuk do të pranojnë se kanë thënë diçka të pavërtetë, madje do të fajësojnë të tjerët se janë gënjeshtarë. Nëse personi rreth jush është në konkurrencë të vazhdueshme me ju, bëni kujdes.

5. Flasin keq për miqtë tuaj

Nëse një person flet, shpesh në praninë tënde, për miqtë e përbashkët, ai mund ta bëjë atë edhe për ju, kur rri me të tjerët. Të folurit keq uk është një shenjë e mirë. Kushtojini vëmendje.

6. Manipulimi

Njerëzit e këqinj tentojnë të manipulojnë jetën tuaj. Ata ju bindin se ajo që thonë është e vërteta dhe se të tjerët po gënjejnë. Mos u besoni shumë nëse vëreni diçka të çuditshme. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button