Psikologji

6 shenjat që tregojnë se ti dhe partneri yt, jeni bërë për njëri-tjetrin

Pavarësisht se sa kohë keni që njiheni, është normale që në një marrëdhënie të ketë dyshime dhe pasiguri pas njëfarë kohe. Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e veta. Në vazhdim do të lexoni shtatë shenjat që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se ju jeni bërë për njëri tjetrin dhe se lidhja juaj do të zgjasë gjatë.

  1. Jeni njësoj.

Askush nga të dy nuk është më superior, apo më inferior se personi tjetër. Marrëdhënia juaj nuk prezanton asnjë situatë manipulimi apo abuzimi. E respektoni njëri tjetrin dhe jeni paksa të varur nga ana emocionale me personin tjetër, sepse të dy jeni mirënjohës që keni njohur një partner/e si ai/ajo që keni përkrah.

  1. Bini dakord me njëri tjetrin për vendimet që merrni mbi të ardhmen.

Kur dikush nga ju mendon për të ardhmen, nuk mendon asnjëherë për veten, por mendon për të dy juve duke e marrë në konsideratë edhe partnerin/en që ka përkrah e duke marrë mendime që për të dy juve do të jenë të pranueshme. Edhe ti vetë je i/e bindur se partneri/ja yt/jote do të marrë vendime që do të jenë të mira edhe për ty.

  1. Keni bindje të njëjta.

Pavarësisht se keni interesa dhe hobby të përbashkëta, ky nuk është një kriter që përcakton jetëgjatësinë e një marrëdhënieje. Janë vlerat dhe bindjet e njëjta midis jush që e përcaktojnë këtë gjë. Nivelet e përputhshmërisë zvogëlohen kur ju keni vlera dhe bindje të ndryshme nga njëri tjetri.

  1. Hidhni argument të shëndetshme dhe konstruktive.

Argumentat janë një pjesë integruese e çdo marrëdhënieje. Më shumë se sa numri i debateve dhe argumentave që hidhni, ajo që ka rëndësi është cilësia e argumentave. Kur të dy ju i pranoni faktet dhe diskutoni në mënyrë të matur, atëherë ky quhet një argument konstruktiv. Në të tilla raste nuk ka komente dashakeqe, atake personale apo fjalë, për të cilat më vonë pendohesh që i ke përdorur.

  1. Mendon për partnerin tënd, edhe kur nuk është me ty.

Juve mendoni për njëri tjetrin, edhe kur keni dalë jashtë me miqtë tuaj. Edhe kur bën shopping, nëse sheh diçka që mendon se partnerit/es tënd/e do t’i pëlqejë, e ble pa e menduar dy herë. Me pak fjalë, ai/ajo është gjithmonë me ty në mendjen dhe zemrën tënde, edhe pse mund të mos jetë fizikisht pranë teje.

  1. Të dy e vendosni marrëdhënien tuaj mbi gjithçka tjetër.

Të dy jeni shumë të gatshëm për të ndërmarrë kompromise për ta mbajtur gjallë marrëdhënien tuaj. Në fakt, nuk të duket aspak e vështirë të biesh në kompromis, sepse thellë thellë e di se ato vendime do ta forcojnë marrëdhënien tuaj dhe do të ndikojnë pozitivisht edhe tek ty. Për të dy juve, marrëdhënia juaj vjen e para dhe gjithçka tjetër vjen në plan të dytë.

Back to top button