Magazine

600 milion dollarë! Shihni koleksionin e pabesueshëm të Rockerfellerit

David Rockefeller i rrethuar nga objekte që tani do të dalin në shitje në ankand që është quajtur “Ankandi i shekullit” dhe që vlerësohet me 600 milionë dollarë. Veprat artistike që manjati amerikan ka koleksionuar bashkë me vajzën e tij, Peggy përfshijnë një pikturë të Pikasos që mund të kalojë vlerën e 100 milionëve. Piktura në fjalë është “Vajza nudo me një shportë me lule”. Të gjitha fondet do të shkojnë për bamirësi. Mes të tjerave ka edhe vepra të artistëve të tjerë si Monet, Renoir dhe Gauguin. Një figurë mbretërore e Amitayus nga periudha kineze Kangxi (shek XVII) tregon për shijen dhe pasionin e familjes Rockefeller. Manjati vdiq vitin e kaluar në moshën 101 vjeçare, dy dekada më vonë nga vdekja e bashkëshortes. Destinatarët e këtyre fondeve janë Universiteti i Harvardit dhe grupet konservatore të shtetit të Meinit, ku familja kishte prona verore. Familja nuk lejonte që veprat më të çmuara të dilnin jashtë pronës së tyre, as për raste ekspozitash. Vepra e Pikasos nuk kishte dalë nga shtëpia e Nju Jorkut qysh prej 1968, gjysëm shekulli më parë. “Të gjitha objektet që ka dhuruar Peggy dhe unë do t’i shkojnë botës dhe do të jenë sërish të disponueshme për kuratorët që shpresoj të shijojnë të njëjtën kënaqësi që kemi patur ne,” – deklaroi Rockefeller për koleksionin e tij pak para se të vdiste.

Ja disa prej koleksionit të tij:

Leave a Reply

Back to top button