Analiza

7 arsyet përse SHBA duhet të qëndrojë larg konfliktit Ukrainë-Rusi

Nga Doug Bandow

Screen Shot 2015-03-03 at 19.20.04

Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë duket se po mban, pasi forcat e Kievit humbën terren, nga furia e madhe e luftimeve. Fati mund t’i buzëqeshë ende Ukrainës, por sa kohë që Rusia është e vendosur të mos i lejojë separatistët të dështojnë, përpjekjet për një kundërofensivë, mund të mos vlejnë për asgjë. Vetëm një zgjidhje e negociuar, pa marrë parasysh sesa e pakënaqshme do të jetë ajo, ofron mundësinë e një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin që po vazhdon. Në të vërtetë, alternativa tjetër, mund të jetë rënia e shtetit ukrainas dhe një përballje afatgjatë mes Perëndimit dhe Rusisë, me kosto të madhe për të gjitha palët. Ndaj politikëbëbërësit në Uashington duhet të vendosin interesat e SHBA, mbi ato të vendeve të tjera. Ka të paktën 7 arsye të mira, përse SHBA-ja duhet të shmangë përfshirjen në këtë konflikt.

1) Rusia nuk është Serbia, Iraku, Afganistani, apo Libia.

Amerikanët përgjithësisht kanë patur fitore të shpejta, të lehta dhe thuajse pa kosto. Që nga lufta e Vietnamit, Pentagoni nuk e ka patur të vështirë të mposhtë çdo vend, me të cilin është futur në luftë. Dhe ka qenë vështirësia, një arsye e rëndësishme përse Uashingtoni nuk u përpoq të pushtojë Libinë. Ndërsa administrata Obama i ka rezistuar deri më tani propozimeve për një përballje ushtarake me Moskën, një grumbull njerëzish luftarakë, të ndryrë në kullën e fildishtë, ka nxitur vazhdimisht armatosjen e Ukrainës, anëtarësimin e këtij vendi në NATO, dhe çuarjen e trupave e avionëve amerikanë në terrenin e luftës.

Këto hapa mund të çojë realisht drejt luftës. Megjithatë, Rusia nuk do ishte një ndërmarrje e lehtë. SHBA, veçanërisht në aleancë me Evropën, duhet të jetë në gjendje për të mposhtur çdo komb, në një shkallë të plotë luftimi. Megjithatë, Moska ka përmirësuar forcat e saj konvencionale, që nga performanca e tyre e përzier, në luftën e shkurtër të gushtit 2008 me Gjeorgjinë. Rusia, ka një sistem të mbrojtjes ajrore, që do shmangte kontrollin e zakonshëm, që SHBA-të bëjnë nga lartësia e mëdha, me një kosto shumë të lirë.

Më e keqja, Moska ka një shumëllojshmëri të armëve bërthamore, dhe mund t’i kundërpërgjigjet superioritetit të aleatëve perëndimore me armët konvencionale, përmes përdorimit të armëve nukleare taktike. Kjo është krejtësisht e ndryshme, nga loja që mund të luhet me një komb të varfër të botës së tretë. Ka një dallim thelbësor, kur sfidon një shtet me armë bërthamore.

2) Moska rrezikon më shumë në Ukrainë se Perëndimi, dhe do veprojë në përputhje me rrethanat.

Ata që mbështesin me entuziazëm luftën, shpesh supozojnë se mjafton një fjalë e ashpër, që Uashingtoni t’u thotë vendeve të tjera, për të shkaktuar një tërheqje të shpejtë të këtyre të fundit. Sipas kësaj logjike, nëse presidenti Barak Obama do të “ushtronte plotësisht pushtetin e tij” dhe “demonstrojë  vendosmëri”, Vladimir Putini do të pranojë se ka gabuar, braktisë separatistët ukrainas, do të dorëzojë Krimenë, dhe shkojë në mërgim në Siberi.

Në fakt, statusi i Ukrainës ka shumë më tepër rëndësi për Moskën, sesa për Uashingtonin. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte, nëse Bashkimi Sovjetik do të kishte propozuar anëtarësimin e Meksikës në Paktin e Varshavës, pasi të kishte ndihmuar largimin e një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, aleate me Amerikën. Reagimi i Uashingtonit do të kishte qenë i  shpejtë, i fortë, dhe jashtëzakonisht armiqësor.

Ndërsa Rusia meqë ka më shumë rreziqe nga orientimi i Ukrainës, do t’i kushtojë burime shumë më të madha dhe marrë parasysh në sy më shumë rreziqe, sesa aleatët e Kievit. Ukraina është një çështje e vogël ekonomike dhe e sigurisë për Europën, dhe një shqetësim periferik për Amerikën. Kjo është arsyeja, se përse asnjë qeveri aleate, nuk është e përgatitur të ndërmarrë veprime  ushtarake në Ukrainë. Në fakt, Kievi mund të presë vetëm ndihma të kufizuara financiare, së bashku me sanksione financiare kundër Rusisë. Nga ana tjetër, qeveria e Putinit ka pranuar humbjet financiare, izolimin ekonomik, viktimat në njerëz dhe armiqësinë politike.

3) Aleancat duhet të rrisin sigurinë amerikane, jo t’u japin lëmoshë të tjerëve.

Në vitin 2008, NATO ra për herë të parë dakord në parim, për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë. Disa vende evropiane, mbeten në pozita refuzuese, por avokatët më të zjarrtë të Ukrainës, vazhdojnë edhe sot të nxisin përfshirjen e Kievit. Muajin e kaluar, parlamenti ukrainas Rada, shfuqizoi ligjin që ndalonte anëtarësinë, dhe presidenti Petro Poroshenko e mbështeti anëtarësimin në NATO.

Është e pamundur të fajësosh Kievin, se përse do që Perëndimi ta mbrojë. Por nuk ka kuptim për aleatët të veprojnë kështu. Në të vërtetë, Uashingtoni ka luajtur rolin e pinjollit, gjatë gjithë zgjerimit të NATO-s. Por zgjerimi i aleancës me kombet e reja, nuk e ka bërë Amerikën më të sigurtë. Përkundrazi, SHBA i trajton aleatët e saj si një lloj bamirësi ndërkombëtar, duke i çuar në vende, ku ka shumë vrimave të zeza të sigurisë.

Uashingtoni ka paguar për të përmirësuar ushtritë e vogla me aftësi minimale, ndërsa premton të mbrojë anëtarët e rinj, nga kërcënimet e parëndësishme për Amerikën. Anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë, do të ishte edhe më e rrezikshëm. Të dyja këto vende, kanë qenë në luftë me Rusinë, dhe kanë patur udhëheqje politike të papërgjegjshme.

Të dy vendet, kanë patur prirjen për të kapur në gabim superfuqitë e globit, në kuadër të rivendikimeve të tyre territoriale. Anëtarësimi i tyre në NATO, do të degradonte në mënyrë dramatike sigurinë e SHBA-së, duke i transformuar konfliktet e vogla e të parëndësishme në Uashington, në mosmarrëveshje të mundshme ushtarake mes Amerikës dhe Rusisë.

4) Garancitë mbi sigurinë dhe angazhimet e aleancës shpesh përhapin, në vend se të frenojnë, konfliktet.

Avokatët e zgjerimit të NATO-s hamendësojnë, se anëtarësimi do të zbrapste Rusinë, nga ndërmarrja e veprimeve ushtarake. Mjerisht, parandalimi shpesh dështon. Historia është e mbushur me shembuj të aleancave, të cilat nuk kanë arritur të pengojnë konfliktin. Dhe kur frenimi dështon, aleancat bëhen rripa transmetimi të luftës.

Lufta më e keqe në historinë njerëzore, Lufta e Dytë Botërore, filloi pavarësisht premtimeve për mbrojtje të bëra ndaj Polonisë nga ana e Francës dhe Britanisë së Madhe, në një përpjekje për të parandaluar pushtimin gjerman. Lufta e Parë Botërore, ka dhënë një shembull edhe më dramatik, se aleancat e zgjerojnë dhe jo kufizojnë konfliktin.

Një atentat në Sarajevë të Bosnjes, përhapi luftën në shumicën e Evropës, si dhe në pjesë të Azisë dhe Amerikës së Veriut. Në shumë raste palët pretenduese, ulin gjasat që vende të veprojnë sipas  premtimeve të tyre ose besojnë tek aksionet e urdhëruara, duke rrezikuar kësisoj luftën. Të dyja ka të ngjarë të zbatohen, për Rusinë në Ukrainë.

5) Politika e jashtme e SHBA-së, duhet të bazohet tek interesat e veta dhe jo tek ato të kombeve të tjera.

Ndoshta shtrembërimi më i madh të politikës së jashtme amerikane, vjen nga lobimi me natyrë etnike. Nuk ka asgjë të keqe, nga pasja e dashurisë për atdheun stërgjyshor të dikujt. Por është tejet e gabuar, që në hartimin e politikës së jashtme, të përfitojë një tjetër komb, në vend se vetë Amerika, me akte të tilla siç është nxitja e Uashingtonit, për të rrezikuar shkuarjen në luftë në emër të Kievit. Të veprohet në këtë mënyrë, qartazi nuk është në interesin e Amerikës apo amerikanëve. Natyrisht, avokatët e Ukrainës nuk janë të vetmit abuzues. Shumë amerikanë etnikë, duket se harrojnë se qeveria e tyre, duhet t’i përfaqësojë ata. Pasardhësit e evropiano-lindorëve, ishin në mesin e mbrojtësve më të flaktë të zgjerimit të NATO-s. Për një gjysmë shekulli, vota e kubanezëve amerikanë në Florida, mbajti peng politikën e SHBA-së ndaj Havanës. Nuk ka luftë më të keqe politike, sesa midis amerikanëve me origjinë greke dhe turke.

Ata me origjinë koreane, shprehin tmerrin ndaj propozimeve, për të zhvendosur përgjegjësinë, për mbrojtjen e Koresë së Jugut në Seul. Ka disa shembuj të tjerë. Amerikanët me origjinë ukrainase, janë vetëm më të fundit, që kërkojnë nga Uashingtoni, të rrezikojë futjen në luftë për miqtë e tyre, familjen, dhe trashëgiminë. Disa mbështetës ndaj Kievit, argumentojnë se Ukraina meriton mbështetje, sikurse Franca ndihmoi kolonët amerikanë, të fitojnë pavarësinë e tyre gjatë Revolucionit Amerikan.

Sigurisht ka kuptim për Kievin, të kërkojë mbështetjen e SHBA-së, ashtu sikurse kishte kuptim për kolonitë amerikane, që kërkuan ndihmë nga Parisi. Por një kërkesë e bërë, nuk kërkon thjesht një po. Franca ndërhyri në Revolucionin Amerikan, sepse Parisi besonte se ishte në interes të Francës për të dobësuar Britaninë, duke shkëputur prej saj, një prej kolonive më të rëndësishme.

Hyrja në luftë kundër Moskës, nuk do t’u ofronte amerikanëve, asnjë përfitim të ngjashëm. Në të  vërtetë, ndihma e Francës ndaj Amerikës, e tërhoqi monarkinë e dobët, në një konflikt shumë më të madhe global, të cilën Parisi e humbi. Kjo e dobësoi më tej monarkinë, dhe përshpejtoi Revolucionin Francez. Franca mund të kishte evituar tmerret e atij revolucioni, sikur të mos ndërhyrë në emër të Amerikës!

6) Është radha e Evropës për të vepruar.

Nëse Ukraina ka një rëndësi gjeopolitike, kjo vlen për Evropën. Nëse dikush duhet t’i sigurojë Kievit, ndihma financiare dhe armë, ajo është sërish Evropa. Nëse dikush duhet të ofrojë garanci ushtarake në Ukrainë, ai është prapë kontinenti i vjetër. Nëse dikush duhet të dërgojë trupa në Ukrainë, ajo është Evropa. Nëse dikush duhet forcojë mbrojtjen ushtarake të Evropës, kjo është vetë Evropa. Por kjo e fundit, nuk duket se është shumë e shqetësuar në këtë drejtim.

Vetëm 3  vende evropiane, përmbushin kriterin e NATO-s, përsa i përket nivelit të shpenzimeve ushtarake, që është 2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Edhe Polonia, që kërkon “siguri” përballë agresionit të mundshëm rus, reduktoi shpenzimet ushtarake nën nivelin e kërkuar, vitin e shkuar. Shtetet ballktike, janë edhe më keq. Nga 3 vendet, vetëm Estonia e arrin 2 përqindëshin. Askush tjetër në Evropë, nuk është i interesuar për të bërë ndonjë gjë më shumë, madje edhe për shtetet e NATO-s.

Kur Polonia dhe vendet balltike, insistuan që anëtarët e tjerë të dërgonin trupa ushtarake në vendet e tyre, Gjermania, shteti ku dikur ndaheshin kufijtë mes dy blloqeve, gjatë Luftës së Ftohtë, të mbrojtur për dekada nga amerikanët, britanikët dhe vende të tjera tha shkurt:”Nein!” (Jo). Anëtarët e tjerë të NATO-s, vazhdojnë të tkurrin ushtritë e tyre. Ukraina- thonë evropianët- paraqet një krizë. Por si gjithmonë, mendon SHBA-ja për të ndërmarrë ndonjë operacion të rëndësishëm ushtarak.

7) Një zgjidhje e negociuar është e vetmja zgjidhje.

Ukrainasit insistojnë, se vendi i tyre duhet të jetë i lirë, të vendosë të ardhmen e vet. Po, por vetëm pasi njerëzit, që përfaqësojnë të gjitha fetë e botës, grupet etnike, filozofitë politike, racave, dhe çdo gjë tjetër, së bashku të këndojnë “Kumbaya”, rreth një zjarri të madh global. Dhe vetëm pasi burrat dhe gratë, të jetojnë sërish në Kopshtin e Edenit.

Bota është një vend i padrejtë, dhe shumë njerëz janë mbërthyer tek lagjet më të këqija. Palët më të dobëta, duhet të bëjë përshtatjet e nevojshme. Gjatë Luftës së Ftohtë, Finlanda e ruajti lirinë e saj, duke mos u armiqësuar me Bashkimin Sovjetik. Tajvani jeton sot në hijen e një Kine gjithnjë e më të fuqishme. Katari, braktisi politikën e tij të pavarur të jashtme, nën presionin e fqinjëve të tij të Gjirit. Kombet e vogla në Karaibe dhe Evropë, po ngacmohen nga Amerika dhe Bashkimi Evropian mbi çështjet e taksave.

Ngjashëm, bota është e padrejtë edhe me Ukrainën sot. Amerika dhe Evropa, nuk do të shkojnë në luftë në emër të Kievit. Ukrainasit, duhet të njohin kufizimet e tyre, për të vendosur se çfarë do të bëjnë më pas. Fitorja ushtarake e tyre ngjan e pamundur. Duke qenë më vete, edhe separatistët pro-rusë, do të humbasin lidhjet me qeverisjen qendrore të Ukrainës.

Një “modus vivendi” nuk do të jetë i lehtë, por kjo është thelbësor. Amerika dhe Evropa, duhet të nisin negociata te reja me Moskën, duke i përdorur sanksionet si një mjet negociues, jo si një ndëshkim i pafund. Në vend se të veproje si palë armiqësore, Uashingtoni duhet të përqendrohet në formësimin e një  zgjidhje diplomatike. Të arrish këte nuk do të jetë e lehtë, por administrata Obama duhet të përpiqet. /Marrë me shkurtime nga “Huffington Post”/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button