Psikologji

7 këshilla të vlefshme për një fillim viti të mbarë

Mos shprehni dëshira të përgjithshme. “Dua që unë dhe vjehrra ime të flasim sërish” nuk është një propozim korrekt sepse është shumë i përgjithshëm. Më mirë një dëshirë më e saktë (do t’i flas sime vjehrre që kam 5 vjet pa folur), në këtë mënyrë do të kaloni nga vlera në realizim. Një shembull tjetër: “Duhet të jem më i rregullt,”  në fakt është shumë i vagullt. Më mirë “do të vë rregull në dhomën time dhe në garazh. Do t’i mbaj në rregull”

Fokusohuni në objektiva më specifike. Do t’ju ndihmojë për hapa të vegjël, p.sh për t’u dobësuar propozojini vetes të rrëzoni peshë prej 3 kg brenda shkurtit dhe pastaj tre të tjera brenda prillit.

Monitoroni progresin. Do t’ju bëjë të mbeteni të përqendruar mbi objektivin, do t’ju ndihmojë për të kuptuar nëse jeni në rrugën e duhur dhe do t’ju japë kënaqësi.

Ndajeni objektivin. Jo domosdoshmërisht në Facebook, por fakti i të ndarit të propozimeve dhe të objektivave tuaj me ata që ju rrinë pranë do t’ju ndihmojë të mbeteni të fokusuar mbi arritjen e tyre.

Bëni më shumë sport. Jo vetëm që është një nga propozimet më të shpeshta, por edhe një këshillë e mirë. Përpiquni të fusni aktivitetin fizik në rutinën tuaj, p.sh. të shkoni me biçikletë në punë ose në këmbë. Do t’ju ndihmojë të kalitni vullnetin.

Jini largpamës. Mos merrni një përkushtim me veten tuaj mbi bazën e asaj që keni ndër mend, ose që t’ju shqetësojë për Vit të Ri. Reflektoni mbi atë që me të vërtetë doni të ndryshoni dhe përditësoni propozimin tuaj gjatë gjithë vitit.

Mos u nxitoni. Mos u përqendroni në ndryshimet që do të donit për 2018, por fiksoni një të thjeshtë për t’u arritur brenda janarit dhe të tjerët më vonë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button