Psikologji

Shtatë mënyra për të hequr qafe energjinë toksike, dhe për t’u ndjerë më mirë

Keni menduar ndonjëherë se çfarë i bën disa njerëz shumë të suksesshëm në jetë, ndërsa të tjerët luftojnë për gjërat themelore?

Përgjigja qëndron në zhvillimin e zakoneve, që japin rezultate shumë të suksesshme. Këto zakone mund të adoptohen nga një ndryshim i thjeshtë i mentalitetit. Por, për ta bërë këtë, duhet të dimë se cilat janë zakonet më të mira që duhen ndjekur për arritjen e suksesit në jetë. Në fund të fundit, një kërkim i thjeshtë në Google për “zakonet e suksesshme” do t’ju japë 181,000,000 rezultate. Nuk është përgjigje të saktë, pra!

Më poshtë është një përmbledhje e 7 shprehive shumë të suksesshme, që një person duhet të ndjekë bazuar në studime të ndryshme shkencore.

1. FOKUSOHUNI DHE BEJINI DETYRAT NJE E NGA NJE

Të bërit e shumë punëve njëherësh më shumë bën dëm, se sa zhvillon. Sipas studimeve të kryer nga Universiteti i Stanfordit, kjo ju bën më pak produktivë krahasuar me situatën ku shkëlqen në një punë të vetme. Studimi gjeti se bërja e shumë gjërave njëherësh shkakton mungesë vëmendjeje, vështirësi në kalimin nga një punë në tjetrën, dhe një rënie të përgjithshme të produktivitetit.

2. DEGJONI MUZIKE ROCK GJATE PUNES

Të gjitha ato kompani që kanë një politikë “Pa muzikë”, ndoshta duhet të rishikojnë politikën e tyre, pas leximit të kësaj. Në një studim të bërë nga Shkolla e Menaxhimit Kellog në Universitetin Northuestern të titulluar “Fuqia e Muzikës: Pasojat në perceptim dhe sjellje të muzikës së fortë”, studiuesit zbuluan se muzika me fuqi të lartë e bën punonjësin të ndihet më i fuqizuar dhe në kontroll. Studimi zbuloi se muzika që dëgjojmë në sfond ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si ndihemi, si dhe temperamentin dhe humorin tonë.

3. PRAKTIKAONI JOGA

Sipas një studimi të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, ata që praktikonin joga treguan një zvogëlim të stresit dhe përmirësim të cilësisë së gjumit. Kjo, për shkak të karakteristikave shëruese të jogës, që përshtaten në mënyrë të përkryer me jetën stresuese që bëjmë. Kjo praktikë e lashtë indiane është bërë një zakon ideal për t’u ndjekur, për të patur një jetë sa më të qetë.

4. MERRNI ME PAK VENDIME

Hiqni dorë nga marrja e vendimeve në mënyrë të rregullt. Një studim nga Kathleen D. Vohs i Universitetit të Minesotës zbuloi se vendim-marrja shfrytëzon të njëjtat burime të përdorura nga truri ynë për vetëkontrollin dhe reagimin aktiv. Hulumtimi zbuloi se bërja e shumë zgjedhjeve gjatë ditës shkakton një mungesë të përgjithshme të qëndrueshmërisë, më shumë zvarritje, ulje të këmbënguljes dhe aftësi më të ulët për të bërë llogaritjet aritmetike. Përqendrohuni në zvogëlimin e situatave ku duhet të bëni një zgjedhje, pasi kjo do të zvogëlojë efektet anësore dhe lodhjen në trurin tuaj.

5. SHKRUANI SPECIFIKAT E ZAKONEVE PRODUKTIVE

Për të pasur zakone të suksesshme, duhet t’i bëjmë ato. Tani kjo është më e lehtë të thuhet, se sa të bëhet. Prandaj, që të fusim zakone produktive në rutinën tonë, ne duhet t’i shkruajmë ato. Sipas një studimi të kryer nga British Journal of Health Psychology, njerëzit të cilët vendosën një plan veprimi se kur dhe ku të punonin, kishin një normë suksesi prej 91 për qind  të bërjes së ushtrimeve fizike atë javë. Tani duke e krahasuar këtë me dy grupe të tjera studimi, një grup kontrolli dhe një grup që lexonte vetëm pamflete motivuese, shkalla e suksesit ishte 38 dhe 35 përqind, respektivisht.

6. KERKONI MJEDISE SFIDUESE KU NUK KENI EKSPERIENCE TE MEPARSHME

Studimi i John Lehrer zbuloi se kur truri has ambjente të panjohura, truri do të ketë një “moment Aha!”, të tipit që zakonisht lidhet me përparimet kyçe. Neuroshkencëtari Gregory Berns shtjellon më tej se, kur truri përballet me një stimul që nuk e ka hasur më parë, ai fillon të riorganizojë perceptimin. Mënyra më e sigurt për të provokuar imagjinatën, është që të kërkoni mjedise ku nuk keni përvojë.

7. KINI NJE MENDESI TE ORIENTUAR NGA RRITJA

Carol Dueck, një studiuese në Stanford, zbuloi se ka 2 qasje të ndryshme në jetë, që ndajnë super të suksesshmit nga pjesa tjetër. Këto dy zakone janë:

MENDESIA E PANDRYSHUESHME.

MENDESIA E RRITJES.

E para beson se karakteri ynë, inteligjenca dhe aftësia krijuese janë statike dhe nuk ndryshohen apo përmirësohen. Ata mendojnë se suksesi është rezultat i inteligjencës që e ke tashmë, dhe nuk mund të përmirësohet, ndryshohet në asnjë mënyrë.

Mendësia e rritjes beson në lulëzimin prej sfidave dhe i sheh dështimet jo si provë e mungesës së inteligjencës, por si një bazë për rritje dhe përmirësim të rrethanave ekzistuese.

Një person që ka mendësinë e rritjes mes listës së vet të zakoneve, do të ketë sukses dhe do të jetë gati të pranojë njësoj, si suksesin, edhe dështimin. Këta persona e kuptojnë se ndoshta u duhet të provojnë disa herë që të kenë sukses, dhe si pasojë janë vazhdimisht duke u përshtatur me dështimin, si një mënyrë për të analizuar dhe mësuar, me qëllim që të kenë sukses në përpjekjen e radhës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button