Psikologji

7 mësime për jetën, që i kemi nxjerrë prej vështirësive

Eshtë më mirë të shohësh pas në jetën tënde dhe të thuash: “Nuk më besohet që e bëra atë gjë”, se sa “Ah, sa do të doja ta bëja atë gjë”.

Të moshuarit na e thonë gjithmonë, eksperienca është mësuesi më i mirë. Por nëse nxjerr mësime për jetën pa hyrë vetë në vështirësi – domethënë duke përfituar nga përvoja e të tjerëve – aq më mirë.

Ja shtatë mësime të tilla, që do të ishte shumë mirë t’i nxirrnit pa u futur vetë në kohë të vështira.

1. Dështimi nuk është fatal dhe suksesi nuk është final

Ka një thënie (shpesh i atribuohet Uinston Churchillit): “Humbja nuk është kurrë fatale. Fitorja nuk është përfundimtare. Është guximi që ka rëndësi”.

2. Ajo që të spraps është mendimi se diçka po të spraps

Pakënaqësia, zemërimi, mëritë – këto janë gjëra që ta shkatërrojnë energjinë dhe të pengojnë të ecësh përpara. Lërini të ikin, dhe do të çliroheni për të bërë gjëra të mëdha.

3. “Asgjë nuk është e pamundur”

Thjesht duhet të qëndroni pozitivë dhe shpresëplotë – sigurisht, nuk është gjëja më e lehtë në një botë të mbushur me pesimizëm dhe dyshim. Por duhet të besoni në aftësitë tuaja dhe të keni besim tek suksesi.

4. Rruga drejt suksesit dhe rruga drejt dështimit janë njësoj

Mund të duket sikur rruga jote është e tatëpjetë dhe plot pengesa, ndërsa të tjerët e kanë më kollaj, por të gjithë ndeshin në pengesa. Nuk mund ta kontrollojmë gjithmonë rrugën ku jemi, por zgjedhjet që bëjmë përgjatë rrugës do të luajnë një rol të madh në përcaktimin se sa larg do të shkojmë.

5. Suksesi shtë pikëtakimi i përgatitjes dhe shanseve

Nëse prisni që dikush të bëjë diçka të ndodhë për ju, po prisni më kot. Çdo gjë e mirë që do të ndodhë, do të ndodhë sepse ju e bëni të ndodhë. Përvojat dhe shanset nuk vijnë vetë; duhet të jepni një dorë për t’i krijuar.

6. Nëse nuk jeni gati të riskoni të zakonshmen, do të duhet të kënaqeni me të rëndomtën

Marrja e risqeve tregon vetëbesim – tregon se jeni gati të mësoni. Dhe mësimet që nxirrni mund t’ju fusin në një rrugë të re. Suksesi nuk të bie në prehër – duhet ta ndjekësh, dhe nuk mund t’i arrish ëndrrat duke luajtur vetëm në zonën e sigurtë. Risku më i madh është të mos ndërmarrësh fare risqe.

7. Mos lejoni që frika e humbjes të jetë më e madhe se kënaqësia e fitores

Shumë liderë shprehin frikë se mos humbasin apo dështojnë, apo arrijnë më pak se sa duhet. Gjithmonë ngazëllimi që buron prej idesë që do të fitosh duhet të jetë më i madh se sa ideja që mund të humbasësh. Entuziasmi për suksesin duhet të jetë më i fortë se sa frika e dështimit. Kështu do të të japë fokusin dhe energjinë për të bërë atë që duhet që të kesh sukses. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button