Ekonomi

7 zakone të këqia, që ju pengojnë të fitoni më shumë para

Nga Jayson DeMers

Jo të gjithë ne jemi materialistë, por ndoshta të gjithë mund të biem dakord se të fitosh para është gjë e mirë. Eshtë e vërtetë se vendosja e një buxheti strikt, shkurtimi i shpenzimeve, dhe kursimi i më shumë parave mund të maksimizojë financat personale, por këto strategji janë shumë pak në krahasim me një variabël madhore në jetën tuaj – të ardhurat. Fitimi i parave – duke llogaritur gjithë të tjerat të pandryshueshme – e lehtëson jetën.

Shumica e njerëzve e kuptojnë këtë, por kaq shumë njerëz neglizhojnë disa prej parimeve themelore të maksimizimit të potencialit për të fituar para. Për shembull, merrni këto shtatë zakone që mund të vendosin një kufi kokëfortë mbi sasinë e parave që mund të fitoni:

1. Dështimi për të negociuar.

Çdo gjë është e negociueshme. Kjo nuk do të thotë që gjithmonë do të merrni atë që dëshironi, por nuk do të merrni atë që nuk kërkoni. Le të shqyrtojmë një negocim të pagës. Oferta e parë që hedhin shumë nga punëdhënësit nuk është më e larta që ata janë të gatshëm të ofrojnë. Nëse jeni të sigurt në aftësitë dhe përvojën tuaj dhe keni bërë hulumtim për të njohur vlerën tuaj, nuk ka asnjë arsye pse të mos kërkoni më shumë. Më e keqja që mund të ndodhë është që ata të thonë jo dhe të përgjigjen me një kundërofertë – dhe është gjithësesi më shumë sesa do të kishit marrë pa folur. Unë kam patur një lëndë në kolegj që quhej “Negociatat 101”, dhe një gjë që kam mësuar ishte: kurrë mos e prano ofertën e parë, edhe nëse gjithçka që do thoni është “A mund të jepni pak më shumë?” Është një nga këshillat më të mira që kam marrë ndonjëherë.

2. Dështimi për të investuar në veten tuaj.

Sipas investitorit të njohur Uarren Buffet, “Ju jeni pasuria juaj më e madhe që keni”. Ju mund të investoni në aksione, pasuri të paluajtshme ose në zotërime të tjera materiale, por investimi më i mirë që mund të bëni është në veten tuaj. Ju jeni forca përgjegjëse për të fituar para dhe ju jeni ai që merr vendimet në jetën tuaj. Pajisja me njohuri më të mëdha, më shumë aftësi, shëndet më të mirë dhe më shumë përvojë do të thotë që do të vleni më shumë për punëdhënësit tuaj të ardhshëm, do të merrni më shumë vendime të vlefshme, dhe përfundimisht do të fitoni më shumë para.

3. Pamja e tunelit

Nëse do të investoni në diçka, e mira është që të shkoni deri në fund. Kjo vlen për shumë karriera; shumica e njerëzve rrijnë pa fund në zyrë me shpresën që të ngjiten në shkallën e kompanisë, ose mund të investojnë çdo qindarkë që kanë në kompaninë e re që krijojnë. Nga njëra anë, kjo është e admirueshme, por pamja e tunelit mund të pengojë aftësinë tuaj afatgjatë për të fituar më shumë para. Eshtë shumë më mirë që të vendosni disa burime të ardhurash, dhe kurrë të mos mbështeteni fort vetëm tek një burim; kurrë nuk i dihet se kur biznesi apo karriera juaj mund të ndërpriten. Nëse keni strategji rezervë, si për shembull një pronë e dhënë me qera apo një biznes tjetër, një ngjarje e tillë nuk do ju dëmtojë.

4. Vetëkënaqësia

Pas disa vitesh në një rrugë të caktuar, ndoshta do të gjendeni duke humbur entuziasmin apo motivimin. Do të bëheni të vetëkënaqur me atë që jeni, atë që bëni dhe vendin tuaj në organizatë. Vetëkënaqësia manifestohet në shumë fusha: për shembull, mund të investoni më pak kohë dhe energji në punën tuaj, gjë që rezulton në më pak vlerë për kompaninë. Ose mund të bëheni tëvetëkënaqur me pagën dhe mund të pushoni së kërkuar rritje page, në një kohë kur fitoni më shumë eksperiencë dhe aftësi.

5. Bëni vetëm atë që pritet

Objektivat janë të rëndësishme për arritjen e suksesit, por ato gjithashtu kanë një efekt kufizues. Për shembull, merrni një shfaqje mbresëlënëse të një maratone: 26.2 milje. Kjo është një distancë shumë specifike, dhe unë do të argumentoj se shumica e maratonistëve nuk do të kishin problem nëse do të rritej në 27 ose 28 milje. Megjithatë, të gjithë ndalen në 26.2 milje sepse ky është objektivi. Caktimi i objektivave në jetën tuaj – me arsimimin, aftësitë, pozicionin ose pagën tuaj, mund t’ju mashtrojë në arritjen e një minimumi të caktuar për veten tuaj. Gjithmonë përpiquni për më shumë.

6. Besnikëria e tepruar

Shumë prej nesh kanë qenë në të paktën në një pozicion ku e kemi gjetur veten duke dashur të qëndrojnë diku, për shkak të besnikërisë dhe jo ndonjë vlere objektive. Edhe nëse e dini që puna juaj është një qorrsokak,  që kurrë nuk do t’ju japë potencialin që kërkoni, ju qëndroni për shkak të ndjenjës së besnikërisë ndaj punëdhënësit tuaj. Ky është vendim i rehatshëm, dhe nuk është një gjë e keqe – e konsideroj veten një person besnik dhe admiroj besnikërinë tek të tjerët. Megjithatë, nëse sakrifikoni synimet tuaja për besnikërinë tuaj, kjo fillon e ju dëmton me kalimin e kohës.

7. Nuk arrini të hidhni paratë në punën tuaj

Një herë që keni akumuluar shumë kursime, mos i lini në bankë; bëjini të punojnë për ju. Investoni në aksione, bono, fonde, dhe filloni të merrni shpërblime nga të ardhurat pasive, ose përdorini paratë për të invstuar në më shumë edukim dhe shanse për veten. Paratë mund t’ju sjellin më shumë para – kështu që mos i lini në bankë. / Inc. – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button