Horizonti.al

70 përqind e ujit të freskët në Tokë …

screen-shot-2016-09-29-at-15-38-37Rreth 71 përqind e Tokës është e mbuluar nga uji. Pjesa më e madhe e ujit gjendet në oqeane, lumenj dhe liqene, por një pjesë e mirë është në gjendje të ngrirë në dy fletët e mëdha të akullit në Tokë. Këto fletë akulli, të cilat mbulojnë pjesën më të Groenlandës dhe Antarktidës, përmbajnë vetëm 2 përqind gjithësej të furnizimit të botës me ujë, por plot 70 përqind të ujit të freskët të Tokës.

Shkencëtarët vlerësojnë se nëse fleta e akullit në Antarktidë – më e madhja nga të dyja- do të shkrijë, niveli i detit detit do të rritet me rreth 60 metra. Jo vetëm kaq, por kjo mund të ndikojë tek klima:një studim ka treguar se një sasi më e pakët e akullit në Arktik, shkakton verëra me rreshje të shumta shiu në Evropën Perëndimore, dhe një tjetër studim dëshmon se kjo është duke shkaktuar valët më ekstreme të të nxehtit në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Dhe në mënyë kundërintutive, shkrirja e akujve po shkakton ndërkaq më shumë akull të shkrirë. Një studim i këtij viti ka zuluar se një ngushtim i fletës së akullit në Groenlandë, shkakton ato që njihet si “ngjarje bllokuese”, ku sistemet e presionit të lartë vendosen në krye të një zone për ditë ose edhe javë. Kjo sjell ajër të ngrohtë me lagështi, çka nxeh sipërfaqen poshtë dhe shkakton shkrirjen e më shumë akulli./bota.al

Leave a Reply

Back to top button