Horizonti.al

72 mijë vjet më parë njerëzimi gati u zhduk

Nga Samuel Theodros

Është e vështirë të besohet se sot bota ka rreth 7.8 miliardë njerëz, dhe ky numër ka prirje vetëm të rritet. Kombet e Bashkuara, vlerësojnë se deri në vitin 2050, popullsia e botës do të arrijë në 9 miliardë. Ndërsa llojet e tjera zhduken me ritme rekord, qeniet njerëzore nuk tregojnë shenja të ngadalësimit. Prandaj mund të duket paksa e çuditshme, që ka pasur dikur një moment kur qeniet njerëzore gati u zhdukën nga planeti.

Mbetën vetëm 40 çifte riprodhuese

Një studim i udhëhequr nga biologët molekularë në Universitetin e Oksfordit, ka mbërritur në përfundimin se qeniet njerëzore, dikur u reduktuan në afërsisht 1000 të rritur riprodhues, ndërsa shkencëtari Sem Kin beson se ai ka gjetur dëshmi, që sugjerojnë se numri ra në vetëm 40 çifte riprodhuese.

Por si 1 mijë njerëz, ia dolën ta mbarështoheshin në 7.8 miliardë që jemi sot? Efekti i fokave. Gjatë viteve 1890, si rezultat i gjuetisë së pamëshirshme nga njerëzit, madhësia e popullatës së tyre ra në vetëm 20 individë. Kjo çoi në një ndryshim gjenetik tek ato. Që nga ai moment kritik, popullata e fokave të veriut është rritur në mbi 30 mijë, megjithëse vuan ende efektet e ngërçit.

Po çfarë e shkaktoi krizën tonë?

Rreth 70.000 P.E.S, në Indonezi shpërtheu një vullkan i quajtur Toba. Ai nuk qe një vullkan i zakonshëm. Prej tij rrodhi rreth 650 milje masë shkëmbore e lëngët. Është konsideruar shpërthimi më i madh vullkanik që njohim deri më sot. Sa për krahasim, në vitin 1980, mali vullanik i Shën Helenës nxori 1 kilometër kub masë shkëmbore.

Në vitin 79 P.E.S, Vezuvi nxorri 3 kilometra kub shkëmbinj dhe materiale të tjera, dhe në vitin 1815, shpërthimi i malit Tambora nxorri mbi tokë një 80 kilometra kub materiale. Shpërthimi i Tobës? 2800 km kub materiale. Shtresat e hirit që shpërthyen nga Toba, janë ende sot të dukshme në të gjithë Azinë Jugore dhe Oqeanin Indian.

Kur gati u zhdukëm

Shpërthimi i Tobës, e errësoi qiellin dhe zvogëloi ndjeshëm rrezatimin diellor deri në 6 vjet. Nuk është e vështirë të imagjinohet se sa e vështirë do të ketë qenë jeta në Tokë me një diell të zbehtë, por për njerëzit e lashtë kjo u provua të ishte gati fatale. Mungesa e dritës së diellit dhe efektet e shpërthimit ndërprenë shirat e stinës, thanë lumenjtë dhe zhdukën bimësinë.

Kjo çoi në një uri në masë, teksa qeniet njerëzore luftonin për të gjetur ushqim në një mjedis, ku ushqimi ishte varrosur nën hirin e shpërthimit vullkanik. Shumë shkencëtarë, besojnë se kjo ishte periudha në të cilën popullsia njerëzore u reduktua aq shumë, sa që ishte pranë zhdukjes.

Ekspansioni ynë

Pas kalimit të momentit kritik, qeniet njerëzore u rikthyen në një mënyrë domethënëse, por ai nuk qe një ekspansion brenda natës. Na u deshën me shumë se 70 mijë vite që të arrinim në 1 miliard njerëz në vitin 1804. Arritëm në 3 miliardë në vitin 1960, dhe prej atëherë planeti është shtuar me gati 1 miliardë njerëz çdo 13 vjet.

Me nivelin e lartë të rritjes, shumë njerëz janë të shqetësuar mbi aftësinë tonë për t’u përballur me kërcënimet që mund të lindin, teksa vazhdojmë të kërkojmë gjithnjë e më shumë burime në planet. Disa argumentojnë se ndryshimi i klimës, është kërcënimi më i madh për njerëzimin; të tjerët kanë argumentuar se sëmundjet që dikur ishin të izoluara në pyje, mund të ekspozohen tani ndaj të gjithë njerëzimit.

Ne mund të zhdukemi… por jo shumë shpejt

Disa shkencëtarë, besojnë se qeniet njerëzore jo vetëm që do të zhduken, por madje e kanë një ide se kur do të ndodhë kjo. Kohët e fundit, Buletini i Shkencëtarëve Atomike paralajmëroi se “probabiliteti i katastrofës globale është shumë i lartë”. Ata e kanë quajtur armët bërthamore

dhe ndryshimet klimatike, si “kërcënimet më emergjente të njerëzimit”.

Jeta në Tokë, ka përjetuar tashmë 5 shfarosje masive, e fundit 252 milionë vjet më parë. I njohur si ”Vdekja e madhe”, katastrofa vrau 95 për qind të jetës detare kur oqeanet u bënë acide. Gjeofizikanti Daniel Rotman, beson se ne jemi pranë një rreziku të ngjashëm, këtë herë të shkaktuar nga ngrohja globale.

Rotam thotë se oqeanët do të përmbajnë së shpejti kaq shumë karbon, sa që zhdukja e shumë specieve do të bëhet e pashmangshme. Deri në vitin 2100, Rotam parashikon një zhdukje masive, që do të nisë të shkatërrojë qytetërimin tonë. Një arsye tjetër, pse shumë shkencëtarë besojnë se zhdukja është e mundshme, është paaftësia tonë për të hyrë në kontakt me forma të tjera të jetës inteligjente.

Pse ndodh kjo? Disa kanë sugjeruar se jeta inteligjente është në thelb vetëshkatërruese, dhe se forma të tjera të jetës inteligjente nuk kanë krijuar kontakte me ne, pasi e kanë shkatërruar veten. Nëse të gjitha format e tjera të jetës inteligjente, e kanë diktuar vetë vdekjen e tyre, cilët jemi ne që të jemi ndryshe?

TopTenz – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button