Thenie

8 fraza të njohura nga John Nash, matematikani i filmit “Një mendje e bukur”

John Forbes Nash (1928 – 2015) ishte një matematikan amerikan që fitoi çmimin Nobel për Ekonominë në vitin 1994 për kontributin e tij në teorinë e lojës dhe proceset e negocimit si dhe fitues i çmimit Abel nga Akademia Norvegjeze e  Shkencave dhe Letërsisë (i konsideruar Nobeli për shkencat matematikore) në vitin 2015 përpos të tjerave edhe për kontributin e tij mbi ekuacionet jo lineare në derivate të pjesshme. Që në vogëli tregoi interes për matematikën dhe kiminë. Fitoi një bursë në konkursin e George Westinghouse, u regjistrua në inxhinieri kimike në universitetin e Carnegie Mellon. Falë një profesori të tij që e pa talentin e lindur për matematikën, Nash do të merrte një bursë nga universiteti i Prinstonit për doktoraturë në matematikë. Në letrën e rekomandimit thuhej: “Ky njeri është gjeni.” Për 30 vjet u diagnostikua me skizofreni paranojake, një sëmundje që do ta shoqëronte gjithë jetën e vet. Në kokën e tij kërkonte çelësat sekrete për të çaktivizuar një kospiracion botëror që besonte se e kishte zbuluar dhe për këtë shkruante pa u ndalur ekuacione të pafundme dhe të pazgjidhshme nga të gjitha anët shoqëruar me periudha të shkurtra kthjelltësie. Familja dhe miqtë e tij ndihmuan që pak nga pak lidhja e tij me realitetin të forcohej si dhe në zbehjen e delireve. Teoritë e tij ndikuan në negocime tregtare globale, në përparimet e biologjisë evolutive dhe në marrëdhëniet në punë në nivel kombëtar. Filmi “A beautiful mind”, 2001 bazohet tek jeta e tij që edhe pse me gabime, Nash njohu faktin se pozitivja e këtij filmi ishte tërheqja e vëmendjes drejt skizofrenisë. John Nash vdiq bashkë me gruan e tij në 23 maj 2015 si pasojë e një aksidenti rrugor. Ja disa nga frazat e tij më të mira:

“Klasat errësojnë mendjen… i heqin potencialin krijues studentit.”

“Nuk besoj tek fati, por besoj tek dhënia vlerë e gjërave.”

“Unë nuk do të thoja se ekziston një marrëdhënie mes matematikës dhe skizofrenisë.”

“Gjithmonë kam besuar tek numrat. Në ekuacionet dhe tek logjika që të çon tek arsyetimi, por pas një jete kërkimi i them vetes: Çfarë është logjika? Kush e vendos arsyen?”

“Ajo që e dallon realen nga jorealja ndodhet në zemër.”

“Zotërinj, duhet t’ju kujtoj se mundësitë e suksesit rriten në çdo përpjekje të re.”

“Kam kërkuar përmes fizikës, metafizikës dhe delirit…dhe kam rikërkuar. Arrita në përfundimin se më e rëndësishme në karrierën time, më e rëndësishme në jetën time, vetëm në ekuacionet e mistershme të dashurisë mund të gjendet ndonjë logjikë.”

“Gradualisht fillova të refuzoj intelektualisht ndonjë nga linjat delirante të mendimit që ishin karakteristika të orientimit tim. Kjo filloi në formën më të qartë me refuzimin e mendimit orientuar politikisht si një humbje e kotë e përpjekjes intelektuale.” / bota.al

Leave a Reply

Back to top button