Psikologji

8 mënyra natyrale për të çliruar stresin, të cilat funksionojnë vërtet sepse janë provuar

  1. Shpenzo kohë me familjen dhe miqtë.

Mbështetja e marrë prej tyre do të të ndihmojë të përballosh kohërat e këqija që të prezantohen në jetë. Gjatë kohës që flet me dikë, kur ndihesh keq, në trupin tënd do të çlirohet një hormon çlirues i stresit, i quajtur oksitocinë. Njerëzit që ndërveprojnë me miqtë dhe familjarët, tentojnë të vuajnë më pak prej ankthit, apo stresit.

  1. Fli mjaftueshëm gjumë.

Kjo ësht një nga mënyrat më të mira për të çliruar stresin. Nëse vuan prej tyre, duhet të shkosh herët në shtrat, sepse trupi yt kërkon kohën e duhur për t’u qetësuar e për t’u relaksuar. Duhet të flesh afërsisht 7-8 orë çdo natë, pasi në këtë mënyrë do të mund të reduktohet niveli i kortizolit në organizmin tënd. Kortizoli është hormoni i çliruar gjatë stresit dhe ulja e tij redukton edhe nivelin e stresit në organizëm.

  1. Bëj ushtrime fizike

Ushtrimet fizike jo vetëm që do të ndihmojnë të mbash trupin në formë, por edhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në minimizimin e stresit dhe ankthit. Aktivitete si vrapi, ecja, noti, kërcimi etj. janë tepër efektive për të çliruar ankthin. Nëse je në stres, atëherë nis të bësh disa ushtrime dhe fto disa miq për t’i bërë bashkë ato, pasi kështu edhe do të argëtohesh me ta.

  1. Konsumo një dietë të balancuar

Kur je i stresuar, nuk duhet të shmangësh asnjë vakt, sepse dieta ndikon edhe tek ankthi. Duhet të përgatisësh një dietë të balancuar në mënyrë që ta mbash trupin të fortë dhe të shëndetshëm. Mbi të gjitha, mos harro të konsumosh një gotë me lëng frutash çdo mëngjes për ta mbajtur trupin më të qetë përgjatë ditës.

  1. Kufizoje përdorimin e kafeinës dhe alkoolit

Përdorimi i tepruar i alkoolit, kafesë, sheqerit dhe disa produkteve të tjera ushqimore ndikon si një faktor rëndues tek ankthi dhe stresi. Ndaj, duke marrë parasysh këtë fakt, duhet ta kufizoni përdorimin e alkoolit dhe kafesë. Duhet të pini mjaftueshëm ujë, në mënyrë që trupi juaj të jetë i hidratuar. Edhe nëse i praktikoni gjithë teknikat e tjera për të çliruar stresin dhe ankthin, por nuk kufizoni alkoolin, sërish do të jeni të stresuar.

  1. Dëgjo muzikën tënde të preferuar

Këngët e lehta dhe meloditë me instrumentat muzikorë janë mënyrë tepër efektive për qetësimin e trupit dhe mendjes suaj. Kur trupi juaj do të ndihet i relaksuar, frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut do të ulen, pra do të kundërshtojnë gjendjen e stresit që shoqërohet me frekuencë kardiake dhe presion arterial të lartë. Muzika e mirë e qetëson trupin tuaj dhe ju jep kohën e duhur për të medituar. Meditimi dhe qetësimi normalisht e reduktojnë ankthin dhe stresin.

  1. Merr frymë thellë

Kur ndiheni në ankth apo në stres, juve ju aktivizohet sistemi nervor simpatik. Ky sistem nervor shton të rrahurat e zemrës dhe aktivizon gjendjen “lufto ose ik” në organizëm. Në këtë gjendje, trupi çliron një sërë hormonesh stresuese, si kortizoni, adrenalina etj. Këto rrisin gjithashtu edhe presionin arterial të gjakut. Frymëshkëmbimi i qetë dhe i thellë është një metodë e mirë për çlirimin e stresit, sepse ndihmon në aktivizimin e sistemit nervor parasimpatik, i cili tenton të kundërshtojë gjendjen e mëparshme dhe ta kthejë gjithçka në normalitet.

  1. Qesh me të madhe

E qeshura është gjithashtu një nga mënyrat më të mira për çlirimin e stresit, të cilën padyshim duhet ta marrësh në konsideratë. Ata që qeshin shpesh, janë më pak të rrezikuar të vuajnë prej ankthit. E qeshura është e mirë për trupin tuaj, sepse ul nivelet e hormoneve të stresit në trup. Gjithashtu ajo ndihmon në relaksimin muskular, duke ulur tensionin e tyre. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button