Enciklopedike

8 sekrete për suksesin, gjithmonë të vlefshme

Michael Jeffreys

1. Merrni 100% përgjegjësi për jetën tuaj

Në një shoqëri ku njerëzit fajësojnë çdo gjë, që nga prindërit e tyre, deri tek qeverinë për dështimet, ata që nuk bien pre e këtij mentaliteti, ose në rolin e viktimës, do të kenë gjithmonë sukses. Që të fajësosh diçka ose dikë jashtë vetes, do të thotë që të thuash se kontrollin mbi jetën tuaj e kanë ata dhe jo juve vetë. Mendimi i dikujt tjetër për ju, nuk ka pse bëhet realiteti juaj.

2. Jetojeni jetën tuaj me qëllim

Ajo gjë që i dallon njerëzit e motivuar nga ata të pasuksesshëm, është se ata besojnë që po bëjnë atë gjë për të cilën kanë lindur. Dallimi mes kësaj dhe thjeshtë të jetuarit, është se ata që thjeshtë jetojnë vetëm sa kalojnë javën me minimumin e mundshëm të problemeve. Por kur e jeton jetën me qëllim, shqetësimi juaj kryesor është që të bëni punën e duhur. Për sipërmarrësin, kjo nënkupton gjetjen e një kauze në të cilën beson, dhe ndërtimin e biznesit përreth saj.

3. Jini gati të paguani çmimin

Jini gati të paguani çmimin për ëndrrat tuaja. Të duash një shtëpi të madhe, një makinë luksoze, dhe një milionë dollarë në bankë është gjë e bukur, dhe të gjithë i duan këto gjëra – por a jeni gati të paguani çmimin për t’i patur ato? Ky është një prej dallimeve kryesore mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre të pasuksesshëm.

4. Qëndroni të fokusuar

Çdo ditë ne bombardohemi me qindra detyra, telefonata, mesazhe, dhe të gjithë konkurrojnë për të patur kohën tonë. Fokusimi kërkon që të hiqni dorë nga diçka në të tashmen, për shkak se jeni duke investuar kohën tuaj, për diçka që do sjellë më shumë dobi në të ardhmen. Jack Canfield dhe Mark Hanson u refuzuan nga 30 botues kur dorëzuan versionin e parë “Supë pule për shpirtin”. Në vend që të hiqnin dorë, ata qëndruan të përqëndruar në qëllimin e tyre dhe bënë katër ose pesë intervista në ditë për radio, TV, dhe gazeta, për pesë ditë në javë, për një vit të tërë. Përfundimisht, një botues i vogël vendosi t’u japë një shans, dhe natyrisht tani ai është një best-seller që ka shitur më shumë se 10 milionë kopje.

5. Bëhuni ekspertë në fushën tuaj

Një faktor i habitshëm që të gjithë njerëzit e suksesshëm e kanë të përbashkët, është se sa seriozisht ata e marrin profesionin e tyre. Ata përpiqen të jenë më të mirët në atë që bëjnë, dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë për t’u përmirësuar. Nëse dikush ju ndjek gjithë ditën me një kamera në punën tuaj, a do të jetë një kasetë që ju bën krenar, apo që ju bën të ziheni ngushtë? Merrni sot vendimin për t’u bërë më të mirët në fushën tuaj. Si? Duke gjetur se çfarë janë duke bërë “më të mirët” në fushën tuaj dhe duke bërë si ata.

6. Shkruani një plan për arritjen e objektivave tuaja

Shkruani një plan veprimi për mënyrë  si doni t’i arrini objektivat. Të përpiqeni të arrini objektivat pa një plan, është njësoj si të udhëtoni me makinë nga Norvegjia në Spanjë, pa një hartë. Një objektiv i pashkruar është thjeshtë dëshirë, apo fantazi.

7. Kurrë mos hiqni dorë

Kurrë, kurrë mos hiqni dorë. Kur jeni tërësisht të përkushtuar në objektivin tuaj, heqja dorë nuk është një opsion. Duhet të jeni gati të bëni gjithcka, vetëm e vetëm që ta bëni të ndodhë. Fuqia e këmbënguljes është një forcë e jashtëzakonshme.

8. Mos vononi

Askush nuk e di sa kohë i ka mbetur për të realizuar ëndrrat, dhe duhet të mos harrojmë se nuk kemi pafundësinë në dispozicion. Koha kalon dhe herët a vonë të vjen radha dhe ikën. Njerëzit e suksesshëm e dinë mirë këtë gjë, por nuk e shohin si gjë negative. Ata e përdorin si nxitje. Ata u shkojnë pas gjërave që duan në mënyrë energjike dhe plot pasion, për aq kohë sa kanë. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button