Psikologji

9 mësime nga Osho që duhet të mësohen në shkollë

Shree Rajneesh është një udhëheqës mistik dhe shpirtëror indian, i njohur gjerësisht si Osho. Rajneesh ka shpjeguar meditimin, dashurinë dhe kurajon. Sipas tij çdo qenie njerëzore është e aftë të ndriçohet që mund të arrihet përmes shkëputjes nga kushtet sociale dhe nga ndjesia false e identitetit. Sugjeron që në vend të reagimit duhet të përgjigjemi plotësisht jetës pa u kufizuar nga skema të vogla të mendimit.

Eksperimentojeni jetën plotësisht. Eksperimentojeni jetën në çdo mënyrë të mundshme, të mirë dhe të keqe, të hidhur dhe të ëmbël, të errët dhe të qashtër, dimër e verë. Provojini të gjitha dualitetet. Mos kini frikë nga përvoja, sepse sa më shumë të keni, aq më shumë piqeni.

Jini vetvetja. Lëreni mënjanë idenë e të bërit dikush, sepse tashmë jeni një kryevepër. Nuk mund të përmirësoheni, duhet vetëm të mbërrini në këtë përfundim, ta njihni dhe ta perceptoni.

Mos e merrni jetën shumë seriozisht. Merreni jetën në ngarkim. Shikojeni atë për të cilën e gjithë ekzistenca po feston. Pemët, zogjtë nuk janë seriozë. Lumenjtë dhe oqeanet janë të egër dhe kudo ka dëfrime, kudo ka gëzim. Shihni ekzistencën, dëgjojeni dhe bëjuni pjesë e saj.

Lëreni të ikë atë që doni. Nëse doni një lule, mos e këputni, sepse nëse e bëni nuk është më ajo që doni. Me pak fjalë, nëse doni një lule lëreni të jetojë. Dashuria nuk ka të bëjë me zotërimin. Dashuria është kënaqësi.

Dëgjoni instiktin. Dëgjoni qenien tuaj. Ju jep vazhdimisht këshilla, është një zë i vogël. Mos i ulërisni vetes. Nëse jeni pak të qetë, do të filloni të ndieni rrugën tuaj.

Zgjedhja e të qënit i lumtur ose i trishtuar varet nga ju. Ndiheni mirë, ndiheni keq, të gjitha këto ndjenja ziejnë nga ndërgjegjja juaj, nga e kaluara juaj. Askush nuk është përgjegjës përveç jush. Askush nuk mund t’ju inatosë dhe askush s’mund t’ju bëjë të lumtur.

Jini dashuria. Kur dashuroheni mbeteni një fëmijë, duke dashuruar piqeni. Ngadalë dashuria nuk bëhet një marrëdhënie, bëhet një gjendje e qenies suaj. Kur të jeni i dashuruar, atëherë ju jeni dashuria.

Secili është i veçantë në mënyrën e tij. Askush nuk është superior, askush nuk është inferior, por askush nuk është i barabartë. Njerëzit janë thjeshtë unikë, të pakrahasueshëm. Ju jeni ju, dhe unë jam unë. Duhet të kontribuoj për potencialin tim të jetës. Duhet të kontribuoni me potencialin tuaj për jetën. Duhet të zbuloj qenien time. Duhet të zbuloni qenien tuaj.

Koncepti juaj për veten tuaj nuk është i juaji. E gjithë ideja juaj për veten huazohet, merret nga ata që nuk e kanë idenë se kush janë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button