Psikologji

9 sjellje që do ju bëjnë TE PANDALSHEM

1. Mos mendo – Informohu dhe vepro

“Mos mendo. Ti e di tashmë se ç’duhet të bësh, dhe di si ta bësh. Atëherë, përse ndalesh?”

Në vend që të analizoni dhe mendoni, veproni. Kini besim tek vetja dhe bëni instiktivisht atë që ndjeni se duhet ta bëni. Oprah Uinfrey dikur ka thënë: “Çdo vendim i duhur që kam marrë më ka ardhur nga instikti. Çdo vendim i gabuar që kam marrë, ka qenë sepse nuk kam dëgjuar zërin tim të brendshëm”.

2. Mos u motivoni nga paraja apo gjërat e jashtme

Eshtë gjë e mirë të kesh gjëra të bukura. Por nuk duhet të jetë asnjëherë për paratë, prestigjin apo gjëra të tjera jashtë jush. Hiqini këto gjëra, dhe asgjë nuk do ju ndryshojë. Sërish do të vazhdoni të jepni gjithçka nga vetja dhe të shkoni përtej limiteve. 

3. Kurrë mos u kënaqni

“Rruga për të mbyllur hendekun mes pothuaj perfektes dhe perfektes, është dallimi mes njerëzve të mëdhenj dhe njerëzve të pandalshëm” – Tim Grover

Edhe nëse arrin një objektiv, nuk duhet të mjaftohesh. Sepse nuk ka të bëjë me objektivin por me ngjitjen, për të parë se deri ku mund të shtysh vetveten. A ju bën kjo jomosmirënjohës? Absolutisht jo. Ju jeni tërësisht mirënjohës për gjithçka në jetë. Dhe prandaj nuk bini në vetëkënaqësi apo dembelizëm. 

4. Gjithmonë ruani kontrollin

Ndryshe nga shumica, që varen prej substancave apo faktorëve të jashtëm, ju keni kontrollin e atyre që fusni në trupin tuaj, si e shpenzoni kohën tuaj. Veproni bazuar në instiktin, jo impulsin. Fakti që mundesh nuk do të thotë që duhet të bësh një gjë. Dhe kur e bën, e bën sepse do, jo sepse duhet.

5. Mos kini frikë nga pasojat e dështimit

Shumica rrini pranë tokës, ku janë më të sigurt. Nëse bien, nuk do lëndohen keq. Por kur zgjedh të fluturosh lart, rënia mund të të vrasë. Dhe kjo nuk ju prish punë. Për ju, nuk ka tavan dhe dysheme. Gjithçka është në kokën tuaj. Nëse diçka shkon keq, ju thjesht përshtateni dhe ecni përpara.

6. Mos konkurroni me të tjerët. Bëjini ata të konkurrojnë me ju

Shumica e njerëzve konkurrojnë me të tjerë. Ata kontrollojnë vazhdimisht për të parë se ç’bëjnë të tjerët në hapësirën e tyre. Si rezultat, kopjojnë atë që po “funksionon” për ta. Por ju e keni lënë konkurrencën prapa jush. Për ju nuk ka fare kuptim të mateni me të tjerë. Sepse kjo ju nxjerr nga zona juaj origjinale. Kështu që, ju eleminoni gjithë zhurmën e jashtme dhe shfrytëzoni brendësinë tuaj për të patur sukses.

7. Kurrë mos u ndalni së mësuari

Njerëzit e zakonshëm kërkojnë dëfrim. Njerëzit e jashtëzakonshëm kërkojnë arsim dhe mësim. Kur doni që të bëheni më të mirët në atë që bëni, ju nuk ndaleni asnjëherë së mësuari. Nuk ndaleni së përmirësuari dhe mprehuri aftësitë tuaja. Përgatitja është ajo që ju jep fuqi. Askush tjetër nuk është gati të paguajë çmimin që keni paguar ju.

8. Suksesi nuk mjafton – ai vetëm rrit trysninë

Për shumicën, të bëhesh “i suksesshëm” mjafton. Megjithatë, kur nuk ndalesh, suksesi vetëm sa rrit trysninë për të bërë më shumë. Menjëherë pas arritjes së një objektivi, ju fokusoheni në sfidën e radhës.

9. Rrethohuni me njerëz që ju kujtojnë të ardhmen – jo të shkuarën

Kur rrethoheni me njerëz që ju kujtojnë të shkuarën, do keni të vështirë të bëni përpara. Kjo është arsyeja pse ngecni në role të caktuara, nga të cilët nuk çliroheni dot. Kur rrethoheni me njerëz që doni, ju nuk përcaktoheni më prej të shkuarës, por vetëm të ardhmes që po krijoni. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button